Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,167 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lukaku-Inter, po behet gati nje rikthim i madh? Mirror ne UK habit: “Mund te behet vertete sepse Chelsea ka…”

Lukaku-Inter, po behet gati nje rikthim i madh? Mirror ne UK habit: “Mund te behet vertete sepse Chelsea ka…”
Inter Club Staff

Po behet gjithmone e me i mundshem nje rikthim i Romelu Lukaku tek Interi sipas lajmeve te fundit qe vine nga Anglia.

Nderkohe, per kete ceshtje ne Itali jane me te kujdesshem dhe nuk e shohin per momentin si nje piste te pershkueshme.

Per kete lajm ka folur sot Mirror ne Angli, e cila ka folur per pronaret e rinj te Chelsea duke treguar keshtu edhe nje hipoteze surprize.

“Ne kete moment, Chelsea deshiron te gjeje nje sistemim te shpejte per kete situate qe askush nuk e ka pritur ne fillim.”

“Per Lukaku jane paguar 115 milione euro por Blues me sa duket jane dorezuar ne lidhje me belgun dhe te ardhmen e tij ne Londer.”

“Keshtu, skenari me i mundshem eshte qe lojtari te shitet ne huazim per nje sezon me shpresen se do i rritet perseri vlera sepse ne kete moment ai nuk vlen asnjehere 115 milione euro.”

“Chelsea ka paguar nje pasuri te tere per te marre Lukaku dhe tifozet prisnin dicka te madhe qe nuk ndodhi asnjehere.”

“Tani, Chelsea per te mos humbur investimin e saj, ka nje mendim se mbase huazimi do te ishte zgjidhja me e mire. Interi e ka deren e hapur dhe nese Chelsea pranon vertete huazimin, atehere nje oferte nga Milano do te vije me siguri.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.