Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

538 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte flet si asnjehere me pare: “Dikush me keshilloi te mos vija te Interi. Te Interi dua te qendroj plot…”

Conte flet si asnjehere me pare: “Dikush me keshilloi te mos vija te Interi. Te Interi dua te qendroj plot…”
Inter Club Staff

“Humbja me ben te ndihem keq, e di qe do e perjetoj i vetem, prandaj.”

“Por jo sepse stafi im apo miqte e mi me lene vetem, por sepse une jetoj ne nje vetmi te brendshme. E ndjej siper meje te gjithe pergjegjesine.”

“Per kete arsye nuk dua ta perjetoj humbjen. Gjate nje ndeshje ideja e humbjes me shtyn qe te nxjer thonjte per te ngacmuar te gjithe drejt fitores.”

Keto jane disa nga fjalet me te cilat Conte shprehet ne intervisten e tij te bukur dhe te gjate per Corriere della Sera.

Ai nder te tjera, shpjegon edhe menyren se si e ka perjetuar dhe si eshte perqendruar tek Interi qe prej ardhjes ne Milano.

“Pazza Inter” ka gjetur me ne fund nje pike ekuilibri?

“Nese do te qendrosh perpara te tjereve, duhet te jesh konstant ne rendiment: stabiliteti shkon pertej kundershtareve.”

Interi eshte e para, perpara Milanit: mendon se diferenca me Juven eshte shuar?

“Juventusi kishte krijuar nje skuader qe e mbyllte shume perpara. Interi prej nje viti e gjysem eshte skuadra qe po tenton ta rrezoje.”

“Te tjerat (Napoli, Milan, Atalanta, Roma, Lazio) po rriten. Ne porritemi gjithashtu duke punuar fort.”

Interi yt i fundit eshte nje skuader qe luan 3-3-4, Hakimi dhe Perisic jane dy lojtare sulmues ne krah. Pastaj, Eriksen eshte nje lojtar i mrekullueshem po jo aq i rregullt sa Barella. Si arrin ta mbash ekulibrin ne kete skuader ne fushen e lojes kur kaq shume lojtare shkojne perpara?

“Une i them lojterve se ne momentin qe sulmojme duhet te jemi pesimiste. Optimisti eshte ai qe mendon se nuk mund ta humbase topin dhe nuk pergatitet.”

“Pesimisti po, pergatiet per humbjen e topit, planifikon me shume.”

“Duhet ekuliber i madh, per mua maksimumi eshte te sulmosh me 5-6 lojtare. Hakimi dhe Perisic plus Eriksen qe eshte nje trekuartist por edhe Barella qe eshte nje “mesfushor sulmues”.”

“Ne pjesen e pare te kampionatit ne krijonim shume, por ishim pak te zbuluar prapa dhe kemi pesuar shume gola. Tani kemi nje ekuliber te madh dhe te gjithe marrin pjese ne manover.”

Interi deri me tani ka bere rreth 41 pike. Ne ndeshjet e fundit (6) ka pasur nje marsh tjeter. Cfare ka ndryshuar?

“Kemi qene gjithmone ne ndryshim te vazhdueshem. Kemi nisur me nje 3-5-2 qe me pas ne pjesen e dyte te sezonit u be 3-4-1-2 dhe ne arritem deri ne finalen e Europa League.”

“Nje teknik si Rangnick me ka bere komplimenta njehere duke me thene: “Me pelqen ta shikoj Interin, duket e sofistikuar”.”

“Shpesh here flitet per futboll te thjeshte, por eshte evidente qe tek Interi ka nje ide te qarte.”

“Ne kemi nisur rrugetimin tone ne ate menyre. Kemi gjetur ekuiliber duke alternuar fazat e agresionit dhe ato te pritjes.”

“Jemi bere me kompakt, kur sulmojme me verte qe te bejme keq.”

Thone se Lukaku te shkaterron kur gjen fushe te hapur.

“Eshte shume e thjeshte te thuash qe ai eshte i zoti kur ka fushe te hapur. Une uroj qe ta lene njehere te shkoje deri te zona.”

“Lukaku apo Lautaro ne zonen kundershtare mendoj se nuk jane nje gezim per kundershtaret. Lukaku eshte nje lojtar atipik ne bote: eshte nje sulmues i pare qe eshte target, shume i shpejte, nje lojtar si per futboll amerikan. Ska te dyte si ai.”

Me e veshtire te transmetosh te Interi mentalitetin fitues apo lojen tende?

“Eshte me e veshtire te nderrosh chipin mental. Nese per 10 vite nuk fiton, ti mesohesh pa e kuptuar me situaten, kerkon alibi dhe gjen fajtore diku tjeter, nuk shikon limitet e tua dhe as defektet.”

“Ambienti po punon per kete, eshte e rendesishme qe te punosh me lojtaret ne cdo gje. Keshtu e rrit presionin dhe behesh nje “cares derrasash”, por gjen gezime me pas.”

“Kjo eshte diferenca ndermjet mentalitetit per te fituar apo per te marre pjese.”

“Tranjere te mire ka shume: mendoj per Luciano Spallettin. Ai eshte nje teknik shume i zoti, qe ben futboll.”

“Problemi eshte qe te thyhen disa ekuilibra per te drejtuar varken aty ku te kane kerkuar per ta derguar.”

“Edhe pse dikush mund te jete penduar qe te ka zgjedhur.”

Planeti Inter eshte i veshtire?

“Pasi mbaroi karriera ime si lojtar, une jam rinisur duke perveshur menget me Arezzon: Conte lojtar fitoi gjithcka, Conte tranjer filloi nga zero.”

“U vura ne diskutim te forte. Kush ka luajtur me skuadrat e medha mendon se mund te jete nje tranjer, nderkohe eshte totalisht ndryshe.”

“Une kam pasur nje rrugetim qe me ka sjelle ne planetin Inter shume me te pergatitur.”

“Eksperienca te Juventusi ka qene shume e rendesishme, kam ardhur me nje bagazh te madh ketu.”

“Disa njerez te afert me kishin keshilluar te mos vija tek Interi. Me thane se edhe mund te deshtoja. Por une jam gati per sfida si Interi dhe duhet ta pranoj, eshte sfida me e veshtire e karrieres sime.”

“Nuk i kam aspak frike perballjet. E di qe ne fushen time kam per te dhene shume.”

Pas eleminimit ne Champions League dikush kerkonte shkarkimin tend. A e ke ndjere kete peshe jo tenden?

“Nje tifoz kundershtar do kishte shtyre qe te largohej Conte nga Interi. Si kundershtar une dua te vras (te jete e qarte, dua te vras ne menyre sportive, ne fushe) armikun tim.”

“Duke me larguar mua, do ishin thjeshtuar gjerat per te tjeret. Kur une shkoj ne nje klub, futem me mish e me shpirt.”

“Jam pasional dhe pasioni me ben diferencen, eshte ngjites. Krijesen time e perjetoj bashke me ate qe punojne me mua.”

“Une jam gjithmone me shume sepse e ndjej shume ndenjen e perkatesise aty ku punoj.”

Eksperienca ne kombetare eshte nje sfide e mbyllur?

“Jo, absolutisht. Ja, tani vetem te mendoj per Kombetaren me ben te dridhem i teri. Porta ime per Italine do te jete gjithmone e hapur.”

Interi i Contes do te fitoje?

“Nuk e di nese do te fitoje, por do te beje gjithcka per ta arritur.”

Rrugetimi i Contes tek Interi mund te parashikohet ende i gjate?

“Nje tranjer, kur vendos qe te ‘martohet’ ,e nje projekt eshte i lumtur dhe nese ka mundesine per te punuar gjate ne te njejtin klub, akoma edhe me shume i lumtur.”

“Nese detyrohesh te largohesh pas shume pak kohe, ka vetem hidherim.”

“Te lesh shenjen tende dhe te qendrosh per disa vite eshte gjeja me e bukur. Por eshte edhe me e thjeshte te punosh pasi ke mbjelle mire. Do te me pelqente te qendroja dhe kjo gje e nisur te kete vazhdimesi per shume vite.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.