Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,244 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

MERKATO – Goditje edhe ne mesfushe per Interin: ja kush eshte i preferuari i Contes, por shume varet nga Icardi

MERKATO – Goditje edhe ne mesfushe per Interin: ja kush eshte i preferuari i Contes, por shume varet nga Icardi
Inter Club Staff

Jo vetem ne sulm, por Interi po shikon me kujdes edhe objektivat e saj ne mesfushe.

Antonio Conte pervec kompletimit te repartit sulmues, deshiron siguri edhe ne mesfushe ku mendon se Interit i mungon dicka.

Sipas asaj qe shkruan Corriere dello Sport, pas Alexis Sanchez, nuk eshte cudi qe Interi te beje te sajin nje lojtar tjeter qe ka te njejtin agjent si Sanchez, por kjo gje po ndodhi, do te ndodhe ne ditet e fundit te merkatos.

“Eshte e mundur qe kjo goditje te behet vetem ne minuten e fundit, sepse deri ne fund mund te kete te tjere lojtare qe mund te dalin ne merkato e qe mund ti bejne pune kauzes se Interit.”

“Po flasim per Arturo Vidal, eshte pikerisht lojtari qe kerkon Antonio Conte per Interin e tij: ekspert dhe teper i forte ne mesfushe. E ka stervitur edhe me pare tek Juventusi.”

“Por kjo levizje varet shume edhe nga Icardi, sepse ne kete menyre Interi do te kishte liri veprimi ne merkato per sa i perket financave.”

“Nese shikon me kujdes skuadren dhe lojtaret qe Conte i konsiferon si te vlefshem per sezonin e ri, vihet re qe ne mesfushe mungon dikush. Dhe ai dikush, mbase do te jete Arturo Vidal i cili ka te njejtin agjent me Alexis Sanchez, Felicevich.”

“Sot per sot Barcelona kerkon 20 milione per lojtarin dhe Interi nuk degjon te paguaje kete shifer. Por nese keto pretendime do te ulen, atehere me te vertete qe Vidal mund te vije tek Interi. Zikalterit nje mesfushor do e blejne dhe ai eshte nje kerkese e Contes. Deri me tani, kerkesat e Contes jane plotesuar me perpikmeri…”, e mbyll shkrimin e saj Corriere dello Sport,

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.