Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,649 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Genoa – Eshte Kovacic, Alvarez mbrapa Palacio: do te jete 3-5-1-1

Inter-Genoa – Eshte Kovacic, Alvarez mbrapa Palacio: do te jete 3-5-1-1
Andi Prifti

Pas debutimit ne Kupen e Italise, Interi i ri i Mazzarrit do kthehet ne Meazza dhe do perballet me Genoan si ndeshja e pare e ketij sezonit te Serie A. Trajneri zikalter ka ende disa dyshime ne lidhje me formacionin qe do zbrese ne fushe, por ai mund te kete besim ne pjesen me te madhe te skuadres. Nga te grumbulluarit e zakonshem, vetem Obi qendron jashte liste. Te tjeret, natyrisht jane Milito, Samuel, Zanetti, Chivu dhe Botta.

TAKTIKAT – 3-5-2 apo 3-5-1-1? Ne fund do zgjidhet moduli i dyte, per shkak te problemit qe pati Icardi ndaj Citadella qe nuk i ka lejuar te trajnohet me vazhdueshmeri kete jave. Keshtu qe do te kete hapesire per Ricky Alvarez, qe do qendroje mbrapa Palacio-s. Do te vije dhe kthimi i shumepritur i Kovacic, qe do debutoje nga minuta 1′ kete sezon. Per pjesen e mbetur, gjithçka e konfirmuar, me Jonathan ne krah qe preferohet me shume se Pereira.

KUNDERSHTARET – Vabio Liverani nuk do kete dy te skualifikuarit: Marchese (ish-lojtar i Catania) dhe Biondini, por do gjeje Matuzalem (ne pankine) dhe Gilardino, pas nje viti te mire me Bolognan. Do luajne me 4-3-2-1, me Santana dhe Bertolacci ne mbeshtetje te sulmuesit kryesor.

RREZIQET – Syte tek gjeometrite e Lodi. Ish-lojtari i Catania po ndiqej prej nje kohe te gjate nga Marco Branca, por ne fund nuk u be asgje. Planet e merkatos ndryshuan dhe mesfushori kaloi ne Liguria. Pa numeruar korsite anesore, dhe natyrisht, instiktet e Gilardino.

KU DUHET TE GODASIM – Duhet vleresuar pjesa difensive e Liverani, jo e pakalueshme ne keto ndeshje te para te sezonit. Ne kete kuptim, futja e Guarin, Alvaerz, dhe pse jo, Kovacic, mund te shqetesojne mbrojtjen e Genoas.

SYTE TEK… – Palacio. Kunder ish-ekipit te tij, Rodrigo ka nderin dhe barren per te çare repartin ofensiv te Genoas (perveçse se kur luan me nje sulmues tjeter nga min 1′). Keshtu qe do t’i takoje atij t’i jape Interit 3 piket e para per kete sezon.

 

 

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.