Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

6,327 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – De Boer, lamtumire Inter me syte e mbushur me lot. Italishtja? Ai te pakten e provoi…

Gazzetta – De Boer, lamtumire Inter me syte e mbushur me lot. Italishtja? Ai te pakten e provoi…
Inter Club Staff

Dje ishte dita e lamtumires se Frank De Boer. 

Kjo dite e ndarjes me tranjerin hollandez, tregohet keshtu nga Gazzetta dello Sport: “Dje tekniku hollandez erdhi si gjithmone i pari ne Pinetina, u nderrua dhe kishte bere gati planin e dites me shkrim si dhe nje pune te personalizuar per lojtaret e demtuar. Ne momentin qe do te niste mbledhjen teknike, e kane kerkuar ne zyre Ausilio dhe Gardini per ti komunikuar qe kishte mbaruar gjithcka.

Me stafin e tij, Frank eshte pershendetur me pare me skuadren, me pas me mjeket e fizioterapistet. Disa nga hollandezet i kishin syte me lot e njeri prej tyre ishte Frank. Ata besonin vertete, por duhej kohe ne futbollin Italian dhe kohe tek Interi nuk ka. Perpara se te largohej nga Appiano, rreth ores 12, edhe ai ka postuar dicka ne rrjete sociale. Poshte nje fotoje te tifozeve te Interit ne Madrid, ne naten e mrekullueshme te Champions 2010, ka shkruar disa fjale ‘zemre’. Natyrisht ne Italisht. Sepse ai po kerkonte te mesonte gjuhen Italiane sa me shpejt te ishte e mundur duke e studiuar dy here ne dite. Ne ndryshim te dikujt tjeter qe ka vite ne Itali e nuk e kane mesuar ende. “Sa keq qe perfundoi keshtu – ka shkruar Frank – . Per te derguar perpara kete projekt duhej me shume kohe. Deshiroj te falenderoj te gjithe tifozet e Interit per mbeshtetjen qe me kane dhene ne keto muaj. Forza Inter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.