Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

631 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohet arsyeja pse Sanchez do te transferohet te Roma: “Ai eshte i zhgenjyer me…”

Inter, zbulohet arsyeja pse Sanchez do te transferohet te Roma: “Ai eshte i zhgenjyer me…”
Inter Club Staff

Nuk ndalen aspak zerat por perkundrazi, po intensifikohen keto zera per nje shkembim te mundshem ndermjet Interit dhe Romes.

Behet fjale per shkembimin qe eshte menduar ne oret e fundit per Dzeko ne Milano dhe Sanchez ne Rome.

Por nese boshnjaku nuk do te kishte asnje problem per tu transferuar tek Interi, me sa duket, per Sanchez ne fillim ka pasur disa dyshime.

Jo nga lojtari vete, por me shume kane qene mediat qe e kane pare si te pamundur kete tratative ne fillim.

Gjithesesi, La Gazzetta dello Sport tregon gjithcka mbi vullnetin dhe deshiren e tij: “Me sa duket Sanchez do te ishte me se i lumtur per tu transferuar te Roma.”

“Arsyeja? Te Interi eshte vetem nje rezerve, me shume nje lojtar i minutave te fundit dhe eshte shume i zhgenjyer per kete minutazh te paket qe merr aty.”

“Pakenaqesia e tij gjithesesi eshte e pakrahasueshme me ate te Dzeko qe dje ne Trigoria edhe njehere tjeter eshte stervitur i vetem dhe jo me grupin.”

“Ndjesia e pare ne kete moment eshte se ky operacion mund te mbyllet qe kete fundjave, pa e pritur te henen fare.”

“Nese operacioni do te deshtoje, behet me dije se Dzeko nuk do te grumbullohet gjithesesi per Roma-Verona.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.