Bremer nuk ndalet dhe vazhdon: “Inter? Po cfare thoni. Ndodhem te skuadra qe…”
Gleison Bremer, mbrojtesi i Juventusit qe ka qene per shume kohe ne qender te nje tratative merkato me Interin ka folur perseri per mediat dje.
Menjehere pas ndeshjes me Sassuolon ai ka dale perpara mikrofonave te Sky Sport, ku edhe njehere tjeter ka folur per Interin edhe per merkaton e veres.
“Ndeshja e sotme ndaj Sassuolos ka qene shume e veshtire por ne kemi ditur te luajme shume mire sot”.
“Kemi arritur te mos pesojme asnje gol dhe nderkohe te shenojme tre gola sa here na eshte dhene mundesia. Cfare ka ndodhur me Interin?”
“Une ne vere kam folur gjithmone me agjentin tim, sa here kisha mundesi, por nuk e dija me ke skuader ai po negocionte”.
“Ne fund, kam ardhur te Juventusi, vendi dhe skuadra ku doja me se shumti te transferohesha ne ate moment”.
“Me Allegrin ndihem super dhe jam ne nje skuader ku tentohet qe te fitohet cdo ndeshje, ne Serie A apo ne Champions”.
“Jane thene shume gjera ne media per mua por nuk jane te verteta. Une erdha te skuadra qe doja me shume”.