Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

703 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Handanovic flet per here te pare per Onana: “Rinovimi? Ende nuk di asgje. Ardhja e Onana per mua eshte…”

Inter, Handanovic flet per here te pare per Onana: “Rinovimi? Ende nuk di asgje. Ardhja e Onana per mua eshte…”
Inter Club Staff

Samir Handanovic ka folur per mikrofonat e DAZN diten e djeshme ku per here te pare ka folur edhe per Onana.

“Fitorja e sotshme? Ka nje vlere te madhe. Per ndeshjen e rendesishme ne vetevete, por edhe per momentin.”

“Edhe per menyren se si e arritem. Mbase duke mos luajtur mire, por me karakter. Na pelqen, duhet te krijojme entuziazem dhe ja dolem.”

“Kundershtari ishte Juventusi, Juve-Inter nuk eshte nje ndeshje si te tjerat dhe ne e dime kete gje shume mire.”

“Piket jane tre por fitorja na jep entuziazem dhe besim per ndeshjet e ardhshme. Eshte dicka qe kemi shume nevoje.”

“Pastaj kur humbet ne Champions League eshte shkundese nga ana psikologjike. Ishin te rendesishme keto tre pike.”

Handanovic me pas rikthehet te episodi i traverses ku heq pergjegjesine nga vetja: “Ishte faull i Giorgio Chiellinit.”

“Portieri ne pese metrat e fundit nuk duhet te preket. Ai e di shume mire dhe me ka kerkuar falje. Goli do te ishte anlluar.”

Ne qershor do te vije Andre Onana, si e pergatit ti sezonin e ardhshem?

“Per mua kompeticioni nuk eshte nje problem. Eshte dicka normale. Me pelqen madje. E rendesishme eshte qe Interi te dale me e forte nga ky mes.”

“Pastaj ate qe do te ndodhe do e shohim. Une duhet te mendoj per ndeshjet e radhes ne kampionat dhe kupen e Italise.”

“Te tjerat do shihen. Jam nje profesionist, nuk kam nje kontrate te firmosur ende. Shpresoj qe te firmos, por mendoj dhe shpresoj se po.”

“Gjerat behen dyshe, duhet folur me klubin. Por askush nuk te garanton nese do te luash ti apo dikush tjeter, nuk eshte kjo pika.”

Handanovic ka nje mendim edhe per Gigio Donnarumma.

“Mund te behet me i miri ne bote por duhet te punoje me mendjen. Ka disa gabime por ka te beje edhe skuadra. Mund te behet me i miri ne bote, por duhet ta doje kete gje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.