Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

663 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Handanovic: “Ishim shume te lodhur, por e rendesishme ishte te fitonim. Rasti i Keita…”

Inter, Handanovic: “Ishim shume te lodhur, por e rendesishme ishte te fitonim. Rasti i Keita…”
Ardis
  • On 08/10/2018, 10:05

Nje nga protagonistet e ndeshjes se djeshme ka qene Samir Handanovic.  

Portieri slloven i Interit ka bere nje nga ndeshjet me te mira te sezonit duke bere disa pritje te mrekullueshme dje.

Pas ndeshjes, ai eshte ndalur per mikrofonat e RAI Sport gjate transmetimit te “La Domenica Sportiva”.

Sipas ketyre te fundit, Samir Handanovic, portieri i Interit eshte nje nga lojtaret me pozitive te skuadres se Spallettit ne fitoren ne stadiumin Mazza me rezultatin 2-1 me disa nderhyrje decizive, ka shpjeguar performancen e dobet te zikalterve kunder SPAL, ja dhe fjalet e tij:

“Sot mbase na munguan energjite e duhura per te luajtur futboll. E kemi hapur ndeshjen me se miri dhe mund ti jepnim drejtim tjeter ndeshjes me rastin e Keita. Duhet te ishte treguar pak me cinik ne ate rast.”

“Nuk ishte e lehte, SPAL luante ne shtepine e saj. Sot ishte e rendesishme qe te fitonim dhe ja arritem.”

“Icardi? Eshte e rendesishme te kesh nje sulmues te tille, skuadra punon gjithmone qe ta vendose ne kushte qe te realizoje aksionet.”

“Ne mbrojte ishim te lodhur, dhe kur je ne nje situate te tille, gjithmone vuan. Kemi gabuar shume, dhe ky eshte nje problem mendor dhe kjo ndodh edhe kur je i lodhur.”

“Jemi ne fillim te sezonit, dhe jam i sigurte qe do te permisohemi. Kur fiton, atmosfera krijohet vetvetiu, edhe pse duhet te qendrojme te perqendruar per te mos humbur ritmin.”

“Dy ndeshjet e fundit ishin shume te rendesishme”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.