Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

281 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Handanovic ka ende shprese: “Eshte nje situate e komplikuar, por me thoni: perse nje skuader…”

Inter, Handanovic ka ende shprese: “Eshte nje situate e komplikuar, por me thoni: perse nje skuader…”
Inter Club Staff

Pas ndeshjes se djeshme, kapiteni i Interit, Samir Handanovic ka analizuar humbjen e Interit ndaj Real Madrid.

“Situate e komplikuar kjo e jona, por shpresa eshte e fundit qe vdes. E dinim qe ishte nje grup i veshtire, por nuk mund te qendrojme kaq poshte ne klasifikim.”

“Nga fjalet duhet te kalojme tek faktet dhe fusha ka treguar se nuk kemi bere aq sa duhet per te merituar dicka me shume.”

“Eksperienca eshte tashme zakon i Realit? Kur kemi mbetur me nje lojtar me pak, Real Madrid ka ditur te mbaje topin me cilesi.”

“Keto skuadra jane me pak te mesuara te mbrojne por me shume te mesuara qe te mbajne topin me cilesi te larte.”

“Kane lojtare te medhenj. Keshtu behet akoma me e veshtire per te gjithe, sidomos kur je me nje lojtar me pak.”

“Ndeshja nisi shume keq me nje penallti dhe me pas me nje karton te kuq. Ne menyren me te keqe te mundshme.”

“Ne tentuam gjithcka, rrezikuam deri ne fund, por me nje lojtar me pak gjithcka ishte me e veshtire dhe humbem ne fund. Tani shpresojme. Nuk varet vetem nga neve. Por me thoni, pse nje skuader qe matematikisht eshte ne gare nuk duhet te besoje? Duhet ta provojme deri ne fund.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.