Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,223 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cancelo: “Nga Interi prisja me shume. Eksperienca me e bukur ne jeten time. Icardi eshte nje…”

Cancelo: “Nga Interi prisja me shume. Eksperienca me e bukur ne jeten time. Icardi eshte nje…”
Inter Club Staff

Nje nisje shume e veshtire tek Interi per Joao Cancelo, ku pati durimin te priste dhe te fitonte dalengadale vendin e titullarit duke u bere nje nga protagonistet kryesore te rrugetimit te Interit qe coi zikalterit ne vendin e katert. 

Suning nderkohe, e ndikuar nga denimi i UEFA-s nuk mundi ta bleje dot nga Valencia dhe tani portugezi eshte ne merkato.

Ai ka dhene nje interviste te gjate e cila u keqperdor nga Tuttosport duke bere nje titull sikur kishte thene qe “Dua Juven”, por ai nuk e kishte thene ne asnje moment ate gje.

Ishte nje nisje e veshtire: demtim perpara debutimit, pankinat. Eshte e vertete qe ne janar deshiroje te ktheheshe tek Valencdia?

“Po, eshte e vertete sepse me kishin thene dicka qe nuk u mbajt. E kuptoj qe shkoi keshtu prej demtimit: Interi kishte nga njera ane te drejte, por edhe une kisha deshiren time per te mos humbur nje sezon te tere. Kisha frike shume. Por nuk dyshova kurre tek aftesite e mia dhe vahzdova te punoj fort cdo dite. Edhe kur shoket kishin nje dite pushimi, une shkoja ne Appiano te rekuperohesha me shpejt. Kisha objektiv te behesha titullar i Interit. E dija qe kisha potencial sepse kisha luajtur ne dy nga kampionatet me te forta ne bote si titullar dhe kam pasur sukses tek te dyja.”

Eshte folur edhe per disa mosmarreveshje me Spallettin gjate sezonit. Por ai, te ka dhene besim. Cfare keni mesuar?

“Spalletti nuk eshte nje tranjer mbrojtes, i pelqen qe skuadra te luaje futboll dhe te mbaje topin. E vertete qe kemi pasur disa mosmarreveshje, por kjo sepse qe te dy e kemi pak gjakun e nxehte dhe shperthejme shpejt, por une e pranoj qe kam mesuar shume nga Spalletti. Ndermjet nesh ka pasur gjithmone stime dhe respekt. Nga momenti qe kam filluar te luaj me shume, ai me ka dhene liri te pabesueshme dhe kam kuptuar qe besonte tek une. E rendesishme eshte te mos dorezohesh kurre.”

Flitet shume per ty ne keto dite: Juventus, Wolverhampton, Valencia por edhe nje rikthim i mundshem tek Interi. Ku do te luaje Cancelo sezonin e ardhshem?

“Une kam nje kontrate me Valencian deri en 2021, prandaj pa klub nuk do te ngel (qesh). Deri me tani nuk ka ardhur ende asgje. Por perpara fundit te sezonit kam degjuar Interin qe me donte te me blinte perfundimisht dhe qe ishte ne kontakt me Valencian per kete, por me pas nuk ndodhi gje.”

A jeni i zhgenjyer qe nuk do te luani tek Interi apo qe nuk do te luani Champions? 

“I zhgenjyer? Nuk e di nese eshte fjala e duhur, por prisja pak me shume. Mendoja se dikush nga Interi te me thoshte: “Nuk kemi mundesi te te blejme tani, pac fat ne te ardhmen tende”, por kjo nuk me eshte thene. Interi ka qene nje etape shume e rendesishme e karrieres time, eshte nje klub i madh, tani te shohim cdo te ndodhe.”

Wolves te kerkon, por nuk luajne ne Champons, a preferon Juventusin?

“Per momentin nuk perjashtoj dot asgje, por sigurisht qe Championsin dua ta luaj. E kam fituar kete te drejte me Interin ne fushe, do te me pelqente te luaja ne kete kompeticion.”

E keni fituar duke luajtur ne ndeshjen e fundit ndaj Lazios ne Olimpico ne ndeshjen e fundit: si ju pergatiti Spalletti per kete ndeshje ku Interi e niste si jo favorite nga te gjithe?

“Cfare ndeshje e pabesueshme, do te mbetet pergjithmone ne memorien time. Ishte nje ndeshje shume e veshtire, por donim te fitonim. Lazio dukej sikur kishte lojen ne kontroll, por ne me pas treguam ate qe kishim treguar edhe gjate sezonit: nje grup i forte i bashkuar, edhe kur u kritikua. Grupi jone meritonte ate fitore dhe Zoti na ndihmoi sepse une besoj shume ne Zot. Pasi degjova shume njerez te flisnin keq per Interin, sepse nese Milani humbte gjashte ndeshje rresht askush nuk fliste, por nese Interi humbiste dy, flisnin te gjithe, ne kete menyre ja mbyllem gojen te gjitheve. Ja qepem.”

Mendoni se Interi flet shpesh per Interin sepse nuk ka vazhdueshmeri, apo ka dicka tjeter pas kesaj?

“Mendoj se e kam kuptuar kete, por ka nje mungese te theksuar ekuilibri ne gjykime: ku perfundoi Milani, qe bleu 200 milione euro lojtare ne merkato. Ne cfare vendi u klasifikua? Ne Europa League. Po Interi qe bleu me me pak para dhe vetem 2-3 lojtare, ku perfundoi? Ne Champions. Ai ishte objektivi yne ne fillim sezoni. Nje ish-lojtar mund te thote gjithmone ate qe nendon, por te flasesh keq ne televizor per nje lojtar aktual nuk eshte e bukur.”

 

 

Lojtaret e medhenj te Tripletes se 2010 u therriten ne Appiano nga Spalletti perpara ndeshjes me Lazion. Cfare efekti pati per ju ky takim?

“Sigurisht nje efekt shume pozitiv. Ka qene nje force me e madhe per ne. Personalisht me pelqen kur me kritikojne, me shtyn te mendoj se nuk jam keq. Kam pare qe te tjeret i degjonin kritikat njesoj. Por ne ate moment kam menduar: “Duhet te fitojme sezben kete ndeshje, dua ta fitoj”. Kam pare ne syte e te gjitheve deshiren per te fituar, edhe tek ata ne pankine.”

Cfare i mungon Interit per tu rikthyer ne nivelet e 2010?

“Eshte nje nga klubet me te medha ne Europe, ka kaluar nje periudhe te veshtire vitet e fundit por i ndodh te gjitheve dhe do te ngrihen. Shikoj Interin ne rrugen e duhur drejt suksesit, nje grup fantastik nga vlerat njerezore dhe sportive.”

Meqe jemi ketu, si eshte Icardi kapiten?

“Icardi eshte nje njeri i mrekullueshem, i vecante, brenda dhe jashte fushe shume korrekt. Nuk ka pasur asnjehere probleme me asnje. Eshte nje person shume kokeulur, mundohet ti ndihmoje te gjithe. Te pyet nese ke nevoje per dicka dhe ka qene gjithmone nje kapiten ekzemplar.”

Ju e keni ndjekur ne muajt e fundit Joao Marion tek Interi. Ai kohet e fundit ka thene se sdo te rikthehet ne Itali, madje nuk e do fare Serie A…

“Per mua ai ka qene gjithmone lojtari me i mire i gjenerates tone (93-94) ne Portugali. Nje lojtar shume i madh, por mendoj se nuk eshte i adaptuar per futbollin italian sepse ai pelqen te luaje me top ne kembe. Eshte shume teknik dhe Serie A nuk eshte e tille. Nuk eshte ne stilin e tij. Kur gjerat fillojne keq eshte shume e veshtire te rekuperosh. Vlera e tij eshte e qarte, por Joao Mario eshte pjese e suksesit tim tek Inteir sepse me ka qendruar afer duke me transmetuar qetesi. Atij i kam borxh shume por edhe Dalbert, Miranda dhe Eder qe ishte pak a shume grupi qe ndenjem me shume me njeri-tjetrin. Eder eshte nje mik qe do e kem perjete te tille.”

Te pelqeu te jetoje ne Itali?

“Shume, ne fillim jo shume per shkak te te ftohtit, por me pas u mesova dhe erdhi edhe pranvera. Personat te duan shume, me ndalonin cdo pese minuta per te me pershendetur. Ishte shume bukur. Lojtari ka nevoje per keto gjera per tu ndjere i rendesishem.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.