Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

494 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere zbulon: “Inter, shtyhen edhe rrogat e lojtareve: me sa duket, vendimi eshte marre…”

Corriere zbulon: “Inter, shtyhen edhe rrogat e lojtareve: me sa duket, vendimi eshte marre…”
Inter Club Staff

Eshte parashikuar per neser asambleja e aksionereve per Interin, qe do te zhvillohet ne videokonference, ashtu si tregon Corriere dello Sport.

Ne kete asamble, do te certifikohet humbja per sezonin 2019-2020 qe eshte diku tek rreth 100 milione euro.

Sipas te perditshmes, numrat jane parashikuar qe me parpara, dhe nuk konsiderohen si numra te tmerrshem.

“Edhe sepse klubi ka spostuar ne bilancin e 2020-2021, disa te ardhura per sa i perket te drejtave tv, sponsorizime dhe premio UEFA qe jane fituar ne korrik dhe gusht, si dhe nga fundi i kampionatit (rreth 50 milione euro).”

“Te ardhurat komerciale dhe nga te drejtat tv te 2019-2020, keshtu, jane tek kuota e 300 milione eurove (pa plusvalenca).”

“Nderkohe, qe nga marsi e me tutje, mungojne te ardhura, pikerisht per vendimin e Interit per ti kaluar ne bilancin tjeter.”

“Kjo ka bere qe Interi te shtyje edhe rrogat. Interi ka arritur nje marreveshje me lojtaret, qe te shtyje per ne muajin shkurt pagesen e rrogave te muajit korrik dhe gusht.”

“Per sa i perket fillimit te 2021, mbase do te vijne para nga Federata dhe konsorciumi CVC apo nga partnere te ndryshem per te paguar rrogat.”

“Interi po negocion ne keto caste, por problemi nuk eshte i vogel. Interi ka kete problem po ashtu si puna e Napolit, Romes, dhe Juventusit. Por keta te fundit kane arritur nje marreveshje fillestare me lojtaret, ndersa Interi e ka bere me dije vetem diten e djeshme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.