Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

518 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, i pari flet Ivan Perisic: “Ndodhi dicka me Napolin dhe cdo gje nis qe aty. Vendosem qe…”

Inter, i pari flet Ivan Perisic: “Ndodhi dicka me Napolin dhe cdo gje nis qe aty. Vendosem qe…”
Inter Club Staff

Direkt pas suksesit kunder Salernitanes, Ivan Perisic flet direkt per Sky Sport dhe jep mendimin e tij ne te nxehte.

Keto jane deklaratat e futbollistit zikalter:

Mund te dukej nje ndeshje e thjeshte, por nuk ishte. E bete ju te dukej e tille.

“Kemi bere mire, ashtu si bejme prej disa javesh tashme. Duhet te vazhdojme keshtu. Jemi ne rrugen e duhur.”

Interi eshte ne nje forme super: a ndiheni favorite per Scudetton? Cfare mendon per kete kampionat deri me tani?

“Perpara jemi te rrezikshem, ndersa prapa, pas dy muajve te pare, kemi gjetur ekuiliber. Po bejme vertete mire.”

A erdhi permbysja e madhe ndaj Napolit?

“Ishte nje ndeshje shume e veshtire ajo. Vinte pas pushimeve te kombetareve dhe ne ishim -7. Folem me njeri-tjetrin dhe i dhame nje shtyse vetes. Vendosem te bejme cdo gje ne maksimum. Ndodhi kjo gje me Napolin dhe gjithcka nisi qe aty.”

Si ndihesh ne nivel personal? Duket se je gjithmone e me mire…

“Kur skuadra luan keshtu, nuk eshte e veshtire. Duhet te vazhdoj keshtu une si gjithe te tjeret. Kemi shume rruge perpara.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.