Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

781 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

A do te luaje Messi ndaj Interit apo jo? Gazzetta dello Sport jep pergjigjen: “Argjentinasi…”

A do te luaje Messi ndaj Interit apo jo? Gazzetta dello Sport jep pergjigjen: “Argjentinasi…”
Inter Club Staff

A do te luaje Lionel Messi ndaj Interit apo jo? Kjo eshte pyetja qe mundon si tifozet e Barcelones, por natyrisht edhe ata te Interit. 

Ashtu si jane gjerat sot, Messi nuk eshte i sheruar edhe pse ai ka udhetuar me grupin e Barcelones qe ka mberritur pak me pare ne Milano per te zhvilluar ndeshjen shume te rendesishme te Champions kunder Interit.

Ai ka qene prezent ne listen me 22 lojtaret e grumbulluar dje me Ernesto Valverde, por emri i Messit ka pasur nje yll nga pas qe do te thote se gjendja e tij eshte per tu verifikuar dhe se mjeket ende nuk e kane dhene dakordesine e tyre qe lojtari te aktivizohet.

Ne te kaluaren ka ndodhur shpesh qe stafi mjekesor i Barcelones te kete dhene driten jeshile edhe vetem pak minuta me pare per aktivizimin e nje lojtari.

Por gjithesesi ky nuk duket rasti i Messit qe ka demtuar rende doren ne ndeshjen ndaj Sevillas ne tetorin e kaluar. Barcelona nuk ka ndermend ta rrezikoje gjithesesi Messin ne kete moment.

Shanset me te larta jane qe Messi te mos luaje asnje minute ne Meazza.

Kujtojme qe Interi eshte nje nga shume pak skuadrat qe Messi nuk ka arritur ti shenoje dot gol ne karrieren e tij ne Champions League.

Ai do te donte te ishte ne fushe me te gjitha menyrat, por kjo duket e pamundur duke pare se kjo ndeshje per Barcelonen sado e rendesishme te jete, nuk do te kishte sens qe ai te rrezikohej.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.