Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 14, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Inzaghi dje ka paralajmeruar ndryshimin e madh taktik per 2023? “Ai ka pranuar publikisht se do te…”

Inter, Inzaghi dje ka paralajmeruar ndryshimin e madh taktik per 2023? “Ai ka pranuar publikisht se do te…”
Inter Club Staff

Edhe kete sezon Interit i eshte dashur te heqe dore per goxha ndeshje nga nje prej njerezve me te rendesishem te mesfushes.

Demtimi i Marcelo Brozovic gjithesesi nuk ka ndikuar aq shume sa ne te kaluaren fale nje levizje te Inzaghit qe ka sjelle shume efekte pozitive.

Duke vene Calhanoglu ne fakt ne vendin e kroatit, Inter ka ngritur shume nivelin e lojes se saj duke luajtur edhe me mire se me pare.

Por duke qene ne kete situate, cfare pritet te ndodhe pas pushimit te Boterorit ne Katar? Cila do te jete levizja e Inzaghit?

Per kete gje, Inzaghi ka qene shume i qarte dje ne Bergamo dhe per kete ka folur edhe La Gazzetta dello Sport.

“Nese Edin Dzeko ka zevendesuar Romelu Lukakun ashtu si duhet, pa e bere qe ti ndihet mungesa aspak, me te miren e ka bere Calhanoglu si zevendes-Brozo”.

“Diten e djeshme turku ka qene nder me te miret. Gjithesesi, kroati eshte futur ne loje dhe turku ka filluar te beje mezzalen”.

“Kjo gje do te ndodhe edhe ne janar, kur Inzaghi do te kete gati te gjithe mesfushoret e tij. Por paralajmerimi i madh taktik qe ka bere dje Inzaghi, ka te beje me Brozon, Calhanoglu dhe Asllani: ai qartesisht ka thene se te tre ata mund te alternohen, duke bere qe Brozo te mos luaje gjithmone ne pozicionin e regjistit, por ne raste te vecanta, edhe si mezzala dhe me i avancuar”.

“Dhe te mos shihet Brozovic ndonje ndeshje ne pozicionin e regjistit qe eshte i tiji prej 4 vitesh, do te ishte dicka e pabesueshme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.