Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,518 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Skriniar super krenar per rinovimin: “Cfare nderi te vesh kete fanelle. Dua kapercimin e madh tani.”

Skriniar super krenar per rinovimin: “Cfare nderi te vesh kete fanelle. Dua kapercimin e madh tani.”
Inter Club Staff

Disa minuta pas rinovimit te kontrates se tij deri ne 2023, Milan Skriniar ka folur per zgjatjen e kesaj kontrate per mikrofonat e Sky Sport: 

“Jam shume i lumtur dhe krenar qe te vesh kete fanelle per tre vite te tjera akoma.”

Nje rinovim i bere pa agjent, dicka e padegjuar me pare, sidomos ne keto kohera…

“Eshte e vertete, e hoqa agjentin e vjeter nga puna. Fola vete me Interin, rashe dakort me gjithcka dhe e firmosa vete.”

Ky rinovim perfaqeson nje pikenisje duke pare se deri ne 2023 Interi deshiron te kete fitura disa trofe.

“Duam te bejme ate kapercimin e madh tani. Ne kete sezon na mjafton vetem nje fitore per tu kualifikuar ne Champions League. Kjo eshte shume e rendesishme. Te fitojme nje dhe te mendojme pastaj per sezonin e ardhshem ku duhet te arrijme sa me lart te jete e mundur.”

Ke bere gjithcka shume shpejt. Pas tre ndeshjesh, rritja jote eshte pare menjehere sezonin e shkuar. A je i surprizuar se si ndryshojne gjerat ne futboll?

“Sigurisht, ne futboll ndonjehere gjerat ecin shume shpejt. Une kam qene me fat qe kam luajtur mire menjehere qe ne fillim kur erdha. Por te gjithe, tranjeri, tifozet, shoket, klubi kane qene me mua qe prej dites se pare. Fale tyre jam ketu sot.

Si i shikon dy ndeshjet e radhes?

“Ne Serie A nuk ka ndeshje te lehta. Duam te fitojme me Napolin qe me pas te jemi me te qete.”

A mund te ngushtohet diferenca me Juventusin?

“Patjeter qe po, esh te e mundur. Duhet te ecim me 100% te mundesive tona per ti kaluar ata.”

Kane munguar golat e mbrojtesave te qendres kete sezon?

“De Vrij ka bere dy apo tre gola, une akoma asnje. Por mund te bej nje ne keto dy ndeshjet e mbetura (qesh).”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.