Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

536 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Inzaghi mund te shkruaje historine ne ndeshjen ndaj Mourinhos? “Ai mund te thyeje rekordin e…”

Inter, Inzaghi mund te shkruaje historine ne ndeshjen ndaj Mourinhos? “Ai mund te thyeje rekordin e…”
Inter Club Staff

Transfertta e Venezias konfirmon edhe njehere se sa ne forme eshte Interi i Simone Inzaghit sidomos ne sulm.

Formacioni zikalter ka marre keshtu tre pike te tjera teper thelbesore per te vazhduar me ngjitjen e saj ne klasifikim.

Inter tashme eshte vetem nje pike larg vendit te pare ku ndodhet Napoli dhe Milani, te cilat do te luajne sot.

Napoli do te perballet sot ndaj Lazios ne shtepine e saj dhe keshtu edhe Milani qe do te luaje ne Meazza ndaj Sassuolos.

Nderkohe, Interi ne sfiden e djeshme ka barazuar nje rekord te pabesueshem per golat e shenuar ne transferte.

Djemte e Inzaghit jane vetem nje hap larg qe te arrijne nje vend te pare ne historine e klubit pikerisht ne kete aspekt.

Me golat e shenuar ndaj Venezias, Inter ka shenuar ne transferte per here te 17 radhazi ne Serie A dhe eshte gati te thyeje kete rekord.

Nese zikalterit do te shenonin edhe ndaj Romes se Mourinhos do te futeshin menjehere ne histori dhe do te kapnin keshtu rekordin e 1951 ku kane shenuar per 18 ndeshje radhazi ne transferte.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.