Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 8, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Inzaghi ndryshon gjithcka ne formacionin anti-Bologna? “Neser ne fushe pritet te ulet ne stol edhe…”

Inter, Inzaghi ndryshon gjithcka ne formacionin anti-Bologna? “Neser ne fushe pritet te ulet ne stol edhe…”
Inter Club Staff

Inter ka humbur nje nga ndeshjet me te rendesishme te sezonit diten e diele ne Torino ndaj Juventusit.

Por nuk ka aspak kohe per te menduar per kete humbje, sepse direkt diten e neserme ne darke zikalterit do te zbresin ne fushe ndaj Bolognes.

Sipas La Gazzetta dello Sport nderkohe, Inzaghi po mendon per disa ndryshime teper te rendesishme per formacionin.

“Si fillim, nga minuta e pare do te luaje Bastoni, qe eshte rikthyer te jete ne rregull pas nje temperature te larte qe ka pasur ne fundjave”.

“Nderkohe, ne mbrojtje do te kete nje tjeter balotazh: Acerbi do te tentoje ti marre vendin Stefan De Vrij ne qender”.

“Ne dyshim eshte edhe Dumfries, i cili mund te parakalohet nga Bellanova per te luajtur nga minuta e pare”.

“Nderkohe, kujdes perpara: Inzaghi po mendon seriozisht per te ulur ne pankine Lautaro Martinez pas ndeshjes te se dieles”.

“Ne vend te tij do te luante Correa bashke me Dzeko. Nderkohe, e sigurt qe do te jete jashte Lukaku dhe  D’Ambrosio.

FORMACIONI I MUNDSHEM I INTER (3-5-2): Onana; Skriniar, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko, Correa.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.