Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | May 26, 2020

Scroll to top

Top

636 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pedulla zbulon: “Lautaro, cfare assist per Interin: ka marre nje vendim dhe ja ka komunikuar drejtuesve.”

Pedulla zbulon: “Lautaro, cfare assist per Interin: ka marre nje vendim dhe ja ka komunikuar drejtuesve.”
Inter Club Staff

Lautaro Martinez ka zgjedhur Barcelonen por nuk ka ne kete moment asnje qellim qe te forcoje doren kunder Interit.

Per kete eshte i sigurt eksperti i merkatos, Alfredo Pedulla, i cili ka treguar te gjitha detajet rreth situates se sulmuesit argjentinas.

“Nuk ka asnje ultimatum, nuk ka asnje situate ‘jashte apo brenda’, ekziston vetem respekti drejt klubit qe e ka zgjedhur, investuar tek ai dhe prezantuar me futbollin Europian.”

“Por ai do Barcelonen dhe tema me e rendesishme eshte kjo. Ka nje aspirate teper te madhe per te luajtur me Lionel Messin dhe ka perballe edhe nje mega-rroge nga Barcelona.”

“Interi e di qe ne rast se nuk do te kete marreveshje ndermjet klubeve, do te duhet te rekuperoje tek ai perqendrimin maksimal sepse eshte ende nje djalosh i ri.”

“Gjithesesi Lautaro nepermjet agjenteve te tij, i ka bere me dije Interti se ai nuk do te beje presion per tu larguar, perkundrazi.”

“Sipas tij, ai do te largohej nga Interi vetem me nje marreveshje ndermjet klubeve pa nderhyrjen e tij qe e ka treguar edhe ne te kaluaren qe e respekton shume skuadren ku luan.”

“Nderkohe, ne kete moment qe po flasim, tratativa ndermjet dy klubeve vazhdon me Barcelonen qe cdo dite propozon marreveshje me lojtare por qe Interi ka qene mjaft e vendosur deri me tani.”

“Duhen 111 milione ose ne rastin me te mire per Barcelonen, 90 milione plus nje lojtar qe do te zgjedhe Conte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.