Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 8, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Tuttosport konfirmon gjithcka: “Po, super talenti i 2004 eshte vetem nje hap larg Interit: ja detajet”.

Inter, Tuttosport konfirmon gjithcka: “Po, super talenti i 2004 eshte vetem nje hap larg Interit: ja detajet”.
Inter Club Staff

Direkt nga Tuttosport sot ka ardhur nje tjeter konfirmim per ate qe mund te jete operacioni i pare i Interit ne merkaton e dimrit.

Behet fjale per super talentin e ri te Uruguait, mbrojtesin e qendres Alan Matturro, i cili eshte shume prane kalimit ne Milano.

“Piero Ausilio, pas udhetimit eksplorativ te Dario Baccin per te pare lojtarin nga afer ne kampionatin vendas, eshte gati te hidhet ne sulm”.

“Alan Matturro, mbrojtes qendror qe godet me te majten dhe qe ka lindur ne 2004, ka edhe pasaporte italiane”.

“Kjo gje i thjeshton shume gjerat duke qene se ai nuk do te zinte asnje vend ekstrakomunitari ne Itali gjate ketij sezoni”.

“Inter ka vendosur qe te djege keshtu edhe konkurencen e Ajax, edhe fale nje assisti te Marcelo Simonian, qe eshte agjenti i lojtarit dhe qe kete vere e kishte propozuar perpara tek Inter”.

“Matturro ka nje marreveshje me skuadren e tij Defensor Sporting per nje klauzole largimi prej 6 milione eurosh, por shifra do te jete me e vogel”.

“Kjo sepse dy klubet jane shume prane nje marreveshje qe parashikon pagesen e 3 milione eurove tani dhe 20% te shifres se shitjes ne te ardhmen nese ai do te shitet”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.