Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 12, 2022

Scroll to top

Top

1 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER, INZAGHI NUK PERMBAHET: “Tani Barcelona do na mbaje mend gjate: thane gjate javes edhe se jemi…”

INTER, INZAGHI NUK PERMBAHET: “Tani Barcelona do na mbaje mend gjate: thane gjate javes edhe se jemi…”
Inter Club Staff

Ne fund te Barcelona-Inter, Simone Inzaghi eshte ndalur ne konferencen per shtyp qe te flase per ndeshjen e barazuar nga skuadra e tij.

Keto kane qene fjalet e teknikut zikalter:

“Permbysje e madhe? Jemi te pakenaqur me ate qe kemi marre ne fushe duke pare se sa shume kemi krijuar”.

“Me fitoren do e kishim mbyllur qe sot kualifikimin, fiks dy jave perpara fundit. Me kete kalendar do te kishte qene shume e thjeshte dhe e rendesishme”.

“Kemi bere dy ndeshje me Barcelonen me intensitet shume te madh, duke vrapuar shume. Kemi bere mire”.

A mund te jete kjo permbysja e madhe e sezonit per Interin?

“Kemi bere nje ndeshje te madhe, donom te fitonim dhe te futeshim ne histori sepse ne Champions League Inter nuk ka fituar kurre ketu”.

“Do te kishte qene gje e madhe kjo. Por na ka munguar hapi i fundit. Gjithesesi, duhet te perballemi me dy ndeshjet ne Serie A sa me mire tani, dhe pastaj e ka radhen Plzen”.

“Duhet te japim nje gezim te madh per tifozet tane ne kete sezon. Do te ishte viti i dyte radhazi per ne nese kualifikohemi, dicka qe kishte 11 vite qe nuk ndodhte. Shpresojme ta bejme edhe kete hap prape”.

Shume probleme nga Barcelona…

“Eshte nje skuader e madhe, me nje tranjer te madh. Problemi i tyre i vetem sot dhe ne ndeshjen e kaluar eshte se kane pasur perballe Interin”.

“Ne kemi bere nje prove shume te mire. Madje me ate traverse te Dzeko mund ta kishim zhbllokuar kete ndeshje shume me pare”.

Merita e Interit qe luajti kaq hapur?

“Ne e kemi luajtur hapur se keshtu dime te luajme. Kemi menduar edhe te heqim dore nga dy sulmesit, duke futur ndonje mesfushor, por do te kisha derguar mesazhin e gabuar per skuadren”.

“Dzeko dhe Laztaro jane treguar te mrekullueshem dhe plotesojne njeri-tjetrin. Vetem keshtu arritem te marrim kete rezultat sot”.

Atmosfere e ndere pak…

“Nuk e di, une nuk kisha asnje ndejsi te cuditshme apo hakmarrje. Ketu ne Spanje e di qe do e vleresojne kete ndeshje sot sepse e dine qe Barcelona ka humbur vetem nje takim ne kampionat dhe ne Champions kunder Bayern”.

“Tani do e mbajne mend gjate edhe Interin. Por per ne mungon hapi i fundit, te mos harrojme…”

Ndeshjet e luajtur ne te kaluaren me skuadrat e medha ne Europe e kane ndihmuar Interin?

“Vitin e kaluar kemi takuar Real Madrid dhe Liverpool. Kane qene kundershtare te medhenj. Me Barcelonen ne dy ndeshje kemi bere shume mire”.

“Thane gjate javes se jemi nje skuader mbrojtese, por e kuptova direkt qe nuk na kane ndjekur aspak ne keto nje vit e gjysem. Ne nuk kemi lidhje me te qenit te tille”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.