Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 25, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja cfare nuk po thuhet ne kete moment per Samir Handanovic: “Inzaghi i ka treguar miqve te afert se ai ka…”

Inter, ja cfare nuk po thuhet ne kete moment per Samir Handanovic: “Inzaghi i ka treguar miqve te afert se ai ka…”
Inter Club Staff

Me sa duket, ka dicka per Samir Handanovic ne kete moment qe sipas La Gazzetta dello Sport, “askush nuk po e thote”.

Ja cfare shkruan e perditshmja italiane: “Te gjithe e kane pare se si ne keto ndeshje, Samir Handanovic ka hapur rruge”.

“Po, sepse Handa ka pranuar zgjedhej ne Inzaghit per ta lene ne stol dhe per te bere Andre Onana portier te pare (te pakten per momentin…).”

“Pertej kesaj, Handanovic deri me tani ka pasur nje sjellje shembullore, prej nje lideri te vertete dhe dicka e tille eshte vleresuar ndjeshem tek Inter”.

“Ai eshte treguar nje profesionist ekzemplar, dhe ne dhomat e zhveshjes, Samir eshte nje nga njerezit me me shume ndikim”.

“Karizme dhe lidership qe njihet nga te gjithe dhe vleresohet ndjeshem nga e gjithe skuadra e Interit por edhe stafi”.

“Ajo qe ka ndodhur ne muajin e fundit, tregon shume per ate qe Samir Handanovic eshte tek Inter: nje figure e rendesishme per tu respektuar”.

“Samir, edhe pse ka humbur vendin, ka vene fytyren e tij perpara, dhe e ka pranuar vendimin e marre nga Inzaghi dhe ka mbeshtetur Onana”.

“Por nuk ka vetem kaq, sepse Handa ka filluar te jape keshilla te rendesishme per shokun e skuadres”.

“Madje sipas asaj qe Inzaghi i ka thene miqve te tij te afert, qe prej kur ka vendosur qe Handanovic te rri ne stol per Onana, ai ka nje… ndihmes te ri”.

“Po, sepse tahsme Handanovic po punon me shume si nje asistent i tranjerit duke e ndihmuar shume skuadren”.

“Fakti se ai tashme eshte nje portier i dyte, e ka bere Samir qe te fokusohet me shume te keshillat per skuadren”.

“Ai sa here ka mundesi afrohet me shoket dhe flet me ta dhe po punon mjaft nga ana mentale me te gjithe”.

“Samir ka qene nje faktor i rendesishem edhe per momentin e Interit, duke ndihmuar jo pak ne kete moment delikat te skuadres”.

“Inter ka gjetur nje portier me te mire dhe me te ri, por nga ana tjeter, Inte ka gjetur edhe nje Samir Handanovic i gatshem per te ndihmuar”.

“E kjo nuk eshte dicka qe behet thjeshte nga te gjithe. Prandaj, nje bravo shume e madhe shkon per Samir. Bravo vertete”.

“Por ka edhe me shume: duket se Samir deshiron te beje tranjerin pasi te largohet nga futbolli i luajtur dhe po e shikon kete si nje mundesi te mire per te mesuar”.

“Kete gje e kemi pare disi edhe ne ndeshjet e fundit, ku ai sa here ka pasur pushim si ndaj Fiorentines, eshte afruar te viza e fushes per te dhene keshilla per skuadren”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.