Inter, ja dhurata e madhe per Conten me 70 milione eurot e Icardit
“Leonardo deshiron te konfirmoje Mauriton dhe kete gje ja ka konfirmuar edhe klubit zikalter me ne krye Marotten.”
Eshte ky lajmi i Corriere dello Sport, e cila shpjegon se si qellimi i Paris Saint-Germain ka qene ai qe te blihet ne menyre perfundimtare Mauro Icardi nga Interi.
“Vetem se – vazhdon Corriere dello Sport – ai ka kerkuar dhe ka arritur nje ulje te rendesishme per te ne krahasim me 70 milione eurot e rene dakort ne vere.”
“Por per momentin, tek Interi jane te gjithe te lumtur: Icardi eshte drejt largimit dhe ky eshte nje lajm i mire. Por cfare do te behet me parate e ardhura nga ai?”
“Tani mbetet per te kuptuar idete e Interit. Parate nuk mungojne, dhe nuk jane pak, por te mos harrojme se edhe cmimet e lojtareve kane rene ne merkato.”
“Prandaj 60 milione eurot qe do perfitoje Interi ne kete moment jane nje thesar i vertete per kasat e klubit zikalter.”
“Marotta, menjehere sapo ti kete keto para ne duar, hiq dy milionet qe peshon Icardi ne bilanc, pjesa e mbetur do te perdoret e gjitha ne merkato.”
“Keshtu, do te jete nje dhurate e madhe per Conten qe me keto para do te marre nje sulmues te klasit boteror. Ideja eshte qe tranjeri te mos kete me vetem 2 lojtare titullare dhe 2 lojtare te nje niveli me te ulet, por qe te kater lojtaret e sulmit te jene shume te afert me njeri-tjetrin ne kualitetet.”