Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,482 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ish-lojtari i Interit i ben nje keshille klubit: “Ju lutem, ja ke duhet te shisni ne vend te Hakimit: ai…”

Ish-lojtari i Interit  i ben nje keshille klubit: “Ju lutem, ja ke duhet te shisni ne vend te Hakimit: ai…”
Inter Club Staff

Cili lojtar i madh i Interit duhet shitur ne merkaton e ardhshme? Kesaj pyetje i eshte pergjigjur edhe Antonio Paganin sot.

Ai ka folur per TMW Radio ku eshte treguar shume i trishtuar per nje largim te mundshem te Achraf Hakimit nga Interi.

Sipas tij, largimi i marokenit nga zikalterit do te ishte nje gabim i rende dhe qe mund te kushtoje shume per te ardhmen.

Keto kane qene fjalet e tij te plota: “Duhet pare mire strategjia nga Interi mendoj une. Nuk me pelqen kjo ideja fillestare.”

“Kane thene se do te largohet nje lojtar i madh dhe jam dakord, te largohet nje lojtar i madh. Te gjithe e kuptojme situaten.”

“Por sigurisht qe Hakimin une do e kisha te fundit ne kete liste. Une Hakimin nuk do e largoja edhe pike.”

“Nese duhet te zgjedh, do te largoja nje si Lautaro, duke pare se Inzaghi nuk luan me dy sulmuesa ne idete e lojes.”

“Do ta sakrifikoja per te mbajtur Hakimin. Por meqe Lautaron do e shisja pse jo, do merrja Correan nga Lazio per ta zevendesuar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.