Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

358 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter vendos perfundimisht: “Ne fund te sezoni do te thote lamtumire edhe nje tjeter lojtar: ja detajet.”

Inter vendos perfundimisht: “Ne fund te sezoni do te thote lamtumire edhe nje tjeter lojtar: ja detajet.”
Inter Club Staff

Per shume tifoze te Interit, ai derbi ndaj Milanit pak perpara shperthimit te pandemise Covid19 nuk do te harrohet kurre.

Ishe derbi kur Milani e mbylli pjesen e pare me avantazhin 0-2, ne fushen e Interit, por fundi i ndeshjes ishte shume i hidhur per ta.

Zikalterit e permbysen gjithcka ne pjesen e dyte, duke shenuar plot 4 gola dhe duke marre ne shtepi nje nga derbit me te bukur me rezultatin 4-2.

Por ai derbi ka mbetur ne kujtesen e Interit edhe per shkak te ankthit qe tifozet zikalter perjetuan per shkak te mungeses se Samir Handanovic.

Inter, Padelli ricorda il derby: "Ho commesso qualche sbavatura, poi alla fine è stata un'esplosione di gioia" - MilanPress

Ne porte ne ate derbi ishte Daniele Padelli, portieri i dyte i Interit, por mungesa e gjate ne fushat e lojes beri qe ai te bente disa gafa te tmerrshme.

Prezenca e tij ne porte ishte inekzistente dhe cdo gjysme-rast i kundershtareve behej menjehere ne nje aksion te rrezikshem goli.

Ishte pikerisht ajo ndeshje qe beri Interin te largoje Bernin dhe te kaloje Padellin portier te trete ne skuader.

Por duket se Interi ka marre nje vendim perfundimtar per te ardhmen e tij: kontrata e tij eshte ne skadence dhe nuk do te rinovohet me.

Lojtari do te largohet keshtu dhe ka nje oferte nga Udinese e cila i ka ofruar dy vite kontrate si portier i dyte.

Mbetet te theksohet se Daniell Padelli eshte nje tifoz i Interit qe ne vogeli dhe ka qene nje njeri shume i rendesishem ne dhomat e zhveshjes.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.