Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

895 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja dy prioritetet me te medha ne kete merkato! Nderkohe ofertat per Joao Mario…

Inter, ja dy prioritetet me te medha ne kete merkato! Nderkohe ofertat per Joao Mario…
Bujar Berishaj

Inter gjendet ne nje faze frymemarrje ne merkato.

Zikalterit, pas goditjeve te qershorit, tani po kerkojne zgjedhjet me te mira per te mbyllur merkaton e veres me profilet e preferuara nga Luciano Spalletti.

Dhe ashtu sic raporton fcinter1908.it, jane dy prioritetet e medha te klubit mbi te cilat tani po perqendrohen te gjitha forcat: behet fjale per nje mbrojtes krahu te djathte dhe nje mesfushor qendre.

Profilet jane tashme ato te njohurat por nuk perjashtohen befasi me Interin qe i ka kerkuar informacione Fiorentines per mesfushorin francez Jordan Veretout te cilin klubi nga Firenze e konsideron si te paprekshem.

Situata e Malcom, nderkohe, eshte nje operacion te cilin Interi deshiron ta mbyll pasi te kete perfunduar disa shitje. Dhe keto shitje, qe pritet te behen ne sulm, nuk kane ne mesin e tyre emrin e Ivan Perisic.

Anesori kroat eshte nje nga lojtaret e besueshem te teknikut italian Luciano Spalletti i cili e konsideron lojtarin si nje pjese thelbesore te Interit te tij.

Ne mesin e atyre qe mund te shiten nderkohe eshte portugezi Joao Mario per te cilin kane ardhur oferta por Interi nuk i konsideruar si te mjaftueshme.

Keshtu, merkato zikalter per momentin duket e ndalur ne kerkim te nje goditje te duhur e cila duhet bere ne kohe jo shume te gjata.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.