Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

530 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja formacioni anti-Fiorentina i Contes: “Tre surpriza nga minuta e pare: ulet ne stol Lautaro?”

Inter, ja formacioni anti-Fiorentina i Contes: “Tre surpriza nga minuta e pare: ulet ne stol Lautaro?”
Inter Club Staff

Inter tashme nuk ka kohe te mendoje shume per humbjen ndaj Juventusit, por zikalterit duhet te perqendrohen menjehere.

Perballe eshte nje sfide shume e rendesishme ndaj Fiorentines ne transferten e Firenzes, po zikalterit e kane pasur gjithmone te veshtire.

Nje hap fals pas asaj humbje qe djeg ndaj Juventusit nuk eshte e lejuar, prandaj Conte do te beje gjithcka per te dale me tre piket nga kjo ndeshje.

Zikalterit pritet qe te luajne me dy lojtare te rendesishem ne kete ndeshje qe munguan ndaj Juventusit: Hakimi dhe Lukaku.

Por Conte mund te vendose qe te lere pushim per kete ndeshje edhe disa lojtare te rendesishem e nje prej tyre mund te jete Lautaro.

Keshtu, Conte mund te zgjedhe te perdore Alexis Sanchez nga minuta e pare duke qene se ai eshte i skualifikuar.

Bashke me te eshte edhe Vidal i skualifikuar, prandaj edhe ai mund te luaje nga minuta e pare ne kete ndeshje ne mesfushe.

Nderkohe, formacioni i mundshem i Interit mund te jete ky: Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Hakimi, Barella, Brozovic, Vidal, Perisic, Lukaku, Sanchez.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.