Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

349 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Lautaro zbulon gjithcka: “Ja pse kuptohem aq mire me Lukaku ne fushen e lojes. Babai im bente…”

Inter, Lautaro zbulon gjithcka: “Ja pse kuptohem aq mire me Lukaku ne fushen e lojes. Babai im bente…”
Inter Club Staff

Deshtimi me proven te Boca Juniors, veshtiresite ekonomike dhe raporti me Romelu Lukaku.

Lautaro Martinez ka folur per keto gjera ne nje interviste mjaft interesante per te perditshmen belge, Sport Voetbalmagazine.

“Te perplasesh hunden te porta te ndihmon qe te behesh me i forte, por kur je i ri, kjo gje te dhemb shume.”

“E kujtoj si tani ate prove te Boca Juniors. Pas 15 minutash me kane thene se nuk kisha as potencial dhe as veshtiresi.”

“Pastaj, pas pak kohesh, Racing me ka ofruar nje mundesi te re. Ne fillim nuk doja te shkoja sepse isha i merzitur.”

“Ishte babai im qe me shtyu te shkoja”, tregon Toro. Ai nese nuk do te ishte bere futbollist, do te ishte bere nje basketbollist.

“Nese nuk do isha bere futbollist, me siguri qe do te kisha vazhduar basketbollin, si vellai im Jano. Isha nje play i mire.”

“Deri sa nje dite babai me tha qe te zgjedh dhe une zgjodha futbollin.”

Lojtari tregon edhe veshtiresite e medha ekonomike qe ka kaluar familja e tij: “Babai im bente dy pune.”

“Futbolli nuk mjaftonte per te sjelle ne shtepi pese racione ushqim cdo dite. Edhe tani ai punon si infermier.”

Sot ka nje menyre te mire per tu qetesuar, duke bere barbecue. Lautaro tregon nderkohe disa gjera edhe per shokun e tij te skuadres Romelu Lukaku.

“Me pelqen shume barbecue, Romit i pelqen shume ajo qe pjek une. Me qeteson kur jam duke pjekur.”

“Kam edhe disa videolojra qe luaj me te, sidomos me Lukakun. Knaqem shume.”

“Gjendem shume mire me Lukakun brenda dhe jashte fushes. Eshte nej djalosh i mbare qe flet tete gjuhe.”

“Eshte nje lojtar shume i rendesishem per skuadren tone. Romelu eshte edhe shume punetor. Historia e tij eshte pak a shume si e imja, jemi nisur te dy nga zero, prandaj kuptohemi kaq mire ne te dy.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.