Inter, ja formacioni anti-Bologna i zgjedhur nga Inzaghi : “Plot 5 ndryshime nga minuta e pare.”
Tour-de-force sapo ka filluar per Interin. Pas Realit te Madridit, neser, ne San Siro do te vije si vizitore Bologna.
Me pas do e kete radhen Fiorentina, Atalanta, Shakhtar dhe Sassuolo deri ne fund perpara se te vije data e kombetareve.
Per kete motiv, Inzaghi po e vlereson qe te beje disa modifikime shume te rendesishme te formacionit te pare ndaj skuadres se Mihajlovic.
Sipas La Gazzetta dello Sport, eshte shume i mundshem debutimi nga minuta e pare e tangos argjentinase Correa-Lautaro.
Por jo vetem: ne te djathte jane rritur shume kuotat e Dumfries. Hollandezi mund te debutoje keshtu si titullar ndaj Bolognes.
Nderkohe, ne te majte nuk perjashtohet aspak qe ndeshjen ta nise si titullar Dimarco ne vendin e Ivan Perisic.
Por kujdes edhe ne mbrojtje: Inzaghi mund te lere pushim Bastonin dhe mund te fuse nga minuta e pare D’Ambrosion.
Ne mesfushe nderkohe po behet gati Vidal qe mund te marre nje vend titullari perpara Calhanoglu ose Barella.
Sipas La Gazzetta dello Sport, formacioni i mundshem i Interit eshte ky dhe parashikon plot pese ndryshime ne krahasim me Realin e Madridit:
FORMACIONI I MUNDSHEM (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, D’Ambrosio; Dumfries, Barella, Brozovic, Vidal, Dimarco; Lautaro, Correa.