Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,181 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja gjesti i dhimbshem i Eriksen ne fund te ndeshjes. Balzaretti i ashper: “Shenje e mire, po i djeg shume…”

Inter, ja gjesti i dhimbshem i Eriksen ne fund te ndeshjes. Balzaretti i ashper: “Shenje e mire, po i djeg shume…”
Inter Club Staff

Naten e sotme ka pasur nje rezultat shume te rendesishem per Interin ndaj Bolognes ne San Siro, ku zikalterit kane fituar 3-1.

Por dicka qe ka terhequr jo pak vemendjen edhe sot, ka qene zgjedhja e Contes per te fitur Christian Eriksen ne minuten e 91.

Lojtari u fut ne fushen e lojes sa per numer, teper i trishtuar dhe nuk mundi te kapte asnje top ne ato 120 sekonda ku ishte prezent.

Por dicka qe ka lene shenje ka qene veprimi i lojtarit danez menjehere pas vershellimes se fundit te arbitrit te ndeshjes.

Ai me sa duket, sapo ka mbaruar ndeshja, eshte nisur menjehere nxitimthi ne dhomat e zhveshjes pa pershendetur asken dhe pa festuar fitoren me shoket.

Koken e kishte poshte, dhe u nis drejt tunelit. Eshte nje Eriksen shume i trishtuar ai qe u pa qe ne momentet e futjes e deri sa arbitri mbylli ndeshjen.

Por sipas Federico Balzaretti, ish-mbrojtes dhe opinionist i DAZN, nuk eshte aspak nje gjest negativ nga ana e Christian.

“Eshte nje shenje e mire kjo, kur ke brenda kete inat qe iken keshtu do te thote se nuk je dorezuar akoma.”

“Nuk eshte nje shenje e keqe, pertej gjestit: do te thote se atij po i djeg shume kjo sepse e di qe mund te jape me shume.”

“Nuk eshte aspak dicka negative, nuk duhet ti interpretojme te gjithe gjestet si negative: eshte dicka pozitive.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.