Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

408 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Biasin nuk i beson syve dhe perdor ironine: “E shoh te pabesueshme qe Marotta shkon dhe flet me Inzaghin per…”

Biasin nuk i beson syve dhe perdor ironine: “E shoh te pabesueshme qe Marotta shkon dhe flet me Inzaghin per…”
Inter Club Staff

Ne oret e fundit eshte folur shume per perballjen qe ka pasur ne shtepine Inter mes drejtuesve dhe tranjerit.

Sipas ketyre lajmeve, perballja ka qene mes Simone Inzaghit dhe Beppe Marottes, Piero Ausilios por edhe me Zhang.

Ajo qe eshte folur normalisht ka dale edhe ne publik dhe tema ka qene pikerisht forma e keqe qe po kalon Inter ne kete moment.

Ka pasur nje vullnet te perbashket per te dale nga kjo situate, por me shume ironi, Fabrizio Biasin e ka komentuar kete moment ne menyren e tij.

“Thuhet se administratori i deleguar i Interit, drejtori sportiv i Interit, gjate pushimit per Kombetaret, kane takur tranjerin e Interit”.

“Mendohet se ne kete takim super sekret i kane thene se “duhet permiresuar gjendja e Interit dhe forma e skuadres”.

“Une kete gje e shoh shume te habitshme dhe te pabesueshme. Dicka qe kurre nuk ka ndodhur ne futboll…”

Ky ka qene komenti i Biasin, i cili ka dashur te ironizoje faktin se lajmet qe po jepen keto dite per kete takim nuk jane lajme por thjesht dicka normale qe ndodh ne cdo klub ne bote kur kalohet nje moment i keq.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.