Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

827 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja formacioni i mundshem i Contes ndaj Carrareses: “Ai perseri pritet qe te mos heqe dore nga…”

Inter, ja formacioni i mundshem i Contes ndaj Carrareses: “Ai perseri pritet qe te mos heqe dore nga…”
Inter Club Staff

Interi, pasi ka fituar 5-0 ndaj Luganos, tashme po pergatitet per testin e dyte perpara fillimit te kampionatit.

Diten e sotme, zikalterit do te luajne kunder Carrareses, nje ndeshje me shume stervitore se sa nje miqesore te mirefillte.

Por sipas Corriere dello Sport, edhe pse kjo perballje eshte e tille, eshte shume e rendesishme qe te lexohen me kujdes levizjet e Contes.

“Conte ka krijuar nje ide ne koke ne kete moment: ai prandaj po provon skemen qe tani, sepse deshiron te jete gati pas nje jave ne Serie A.”

“Te gjithe pyesin veten se si do te luaje Interi, por Conte deshiron qe Interi i tij te luaje me nje trekuartist ne fushe.”

“Ai edhe sot perseri pritet te mos heqe dore nga trekuartisti ne loje, edhe pse mbase nuk do te jete Eriksen.”

“Ideja fillestare eshte qe Conte te hedhe nga minuta e pare Stefano Sensin dhe me pas per ta zevendesuar ate me Eriksen.”

“Por gjithesesi, Conte pritet qe te nderroje te gjithe skuadren si heren e fundit ne pjese te dyte duke i rezervuar te gjitheve nga 45 minuta.”

Po formacioni si do te jete? Me shume mundesi, identik si ndaj Luganos:

INTER (3-5-2): 1 Handanovic; 37 Skriniar, 13 Ranocchia, 95 Bastoni; 98 Hakimi, 23 Barella, 12 Sensi, 5 Gagliardini, 29 Dalbert; 7 Sanchez, 10 Lautaro.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.