Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 13, 2022

Scroll to top

Top

403 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lele Oriali flet per here te pare pas largimit: “Mou nje dhelper. Dua ti bej komplimente Interit dhe Inzaghit sepse…”

Lele Oriali flet per here te pare pas largimit: “Mou nje dhelper. Dua ti bej komplimente Interit dhe Inzaghit sepse…”
Inter Club Staff

Inter per here te pare do te perballet me Jose Mourinhon si kundershtar dhe per kete ka folur edhe Lele Oriali.

Ai ka qene nje nga njerezit me te rendesishem te stafit te Mourinhos ne kohen e Tripletes dhe ish-drejtuesi i Interit qe u largua kete vere bashke me Conten, ka folur keshtu per La Gazzetta dello Sport.

Lele Oriali, di ke qene drejtori sportiv i Interit te Tripletes. Cfare i thua mikut tend Jose?

“Asgje qe ai nuk e di. Eshte i pergatitur per gjithcka. E njeh boten e futbollit. Do te jete nje ndeshje e vecante dhe e bukur sepse ai rikthehet me ate qe e lidh ne te kaluaren.”

“Tani stervit nje skuader te madhe dhe mendoj se ka nevoej vetem per kohe per te bere diferencen me Romen.”

“Roma eshte nje skuader e re dhe duhen nja 2-3 vite pune sepse kater skuadrat e para ne Serie A jane ne nje nivel tjeter. Mou deri tani ka bere super.”

Nuk e shikon pak te ndryshuar?

“Jo, mua me duket i njejte komplet. Eshte e njejta dhelper qe une kam njohur une qe di gjithmone nje gje me shume se djalli.”

“Une e shoh edhe te integruar ne realitetin e ri. Kjo tregon se ka shume kapacitet dhe inteligjence. Nuk eshte e thjeshte te rrish te Roma. Nese dashuria e romanisteve do te jete e madhe si ajo e jona me siguri do te kaloje disa vite aty.”

Perballe eshte Interi yt dhe i Mout…

“Te gjithe interistat do e falenderojne deri ne pafundesi Mourinhon. Ai neser do te gjeje perballe nje Inter shume te forte, nje Inter qe po ben vertete mire.”

“Perkundrazi, duhet te behen komplimente te medha per keta drejtues qe pas gjithe asaj qe ndodhi dhe pas gjithe atyre largimeve, kane arritur te vene ne vend copezat e duhura duke gjetur lojtaret e duhur.”

“Inzaghi po e vazhdon shume mire punen e nisur tre sezone me pare. Ne fund, edhe Jose ka vazhduar punen e nisur nga Mancini.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.