Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

665 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja pse Inzaghi zgjodhi Vecinon perpara Sensit: “Zbulohet se kohet e fundit Sensi kishte…”

Inter, ja pse Inzaghi zgjodhi Vecinon perpara Sensit: “Zbulohet se kohet e fundit Sensi kishte…”
Inter Club Staff

Nga Interi, ne mesfushe, pak dite perpara kane qene dy emrat qe jane perfolur me shume per tu larguar.

Njeri ka qene Stefano Sensi, qe kishte luajtur shume pak, dhe tjeteri Matias Vecino, qe kishte luajtur pak me shume, por qe pas gjashte muajsh eshte ne skadence kontrate.

Por duket se ka qene Vecino i perzgjedhuri i Inzaghi per te qendruar, duke lene menjane vendimet pertej fushes se lojes.

“Pertej faktit se Interi nuk kishte ndermend te huazonte Vecinon dhe nuk kishte ardhur ndonje oferte per blerje perfundimtare per te, duket se Inzaghi qe ne fillim ka dashur ta mbaje Vecinon para Sensit.”

“Sipas tij, Vecino jep me shume siguri se sa Sensi ne kete moment per shume arsye dhe kete gje e ka treguar edhe historiku i demtimeve te italianit.”

“Por sipas Inzaghit, edhe pse ai nuk e ka thene kurre kete gje publikisht, Sensi kishte humbur rrugen e tij.”

“Ai kishte humbur sensin e lojes dhe kishte filluar te luante shume me frike: si ne stervitje, por edhe ne rastet qe ishte futur ne loje.”

“Prandaj per Interin eshte nje marreveshje shume e rendesishme kjo me Sensin te Sampdoria. Shpresa eshte qe si fillim Sensi te fitoje besim ne vetvete.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.