Inter, ja zbulohet prapaskena ne Appiano: “Lojtaret kane pyetur Conten per te ardhmen dhe ai i eshte pergjigjur se…”
Me tu mbyllur tratativa me Oaktree per financimin tek Interi, tani tema e diskutimit te zikalterit eshte nje tjeter.
Ajo ka te beje gjithmone me te ardhmen e tranjerit te zikalterve, Antonio Conte, qe nuk dihet ende me siguri.
Por edhe per lojtaret, tekniku duket se eshte nje teme qe ende nuk eshte e qarte sepse ai vete nuk ka dashur te zhbalancohet as me ata.
Kete gje e shkruan sot Corriere dello Sport qe nder te tjera, zbulon edhe ate qe ka ndodhur me lojtaret nje dite me pare.
“Disa lojtare kane shkuar deri aty sa jane treguar te drejteperdrejte me Conten: ‘Mister, po a do te qendrosh me ne?’ ka qene nje prej pyetjeve.”
“Por Conte ka qene shume i qarte: ‘Deri sa te takoj Presidentin, nuk mund te them asgje. Duhet te presim edhe pak.”
“Conte keshtu nuk ka perfshire ne kete teme as lojtaret dhe ne kete moment, me te vertete qe as ai vete nuk e di te ardhmen me siguri.”
“Ne darken qe eshte zhvilluar diten e merkure, shume kane bere shaka, disa kane pasur pyetje, por askush nuk ka marre siguri. ”
“Per sa i perket te tjerave, je vendim do te merret shume shpejt. Marotta e ka paralajmeruar edhe takimin e madh.”
“Vetem kur Conte do e kete perballe Zhang, atehere do te mund te zbulojme vendimin e tyre.”
Burimi: Corriere dello Sport.