Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | March 16, 2023

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Juventus, Inzaghi gati te habise me formacionin? “Po mendon te hedhe nga minuta e pare edhe…”

Inter-Juventus, Inzaghi gati te habise me formacionin? “Po mendon te hedhe nga minuta e pare edhe…”
Inter Club Staff

Jo vetem Bastoni, por duket se edhe dy lojtare jane per tu mbajtur ne vezhgim ne prag te ndeshjes me Juventusin.

Per kete gje flet sot Corriere dello Sport, e cila tregon se ndaj Portos edhe Darmian me Dimarco kane pasur shqetesime te vogla.

Keshtu, nese gjerat ecin me kete ritem, Inter mund te jete e detyruar te luaje me nje mbrojtje totalisht te coptuar.

Por ndryshe nga Bastoni, qe ka zhvilluar sot vizitet mjekesore te specializuara dhe eshte konfirmuar qe do te mungoje ndaj Juventusit, per Darmian dhe Dimarco ka lajme te mira sepse nuk ka asgje serioze.

Keshtu, per ndeshjen me Juventusin kete te diele, Inzaghi ka menduar qe te riktheje si fillim Milan Skriniar nga minuta e pare.

Kjo gje do te bente qe Darmian nese do te luaje, do te luaje ne vend te Dumfries dhe ne qender De Vrij me Acerbin ne te majte ne vend te Bastonit.

Nderkohe, asgje per te bere per Dimarco qe ka Gosens te demtuar ne krahun e majte dhe me siguri italiani do te jete i detyruar te zbrese ne fushe.

Ne sulm me pas surpriza e madhe, me Romelu Lukaku qe do te luaje nga minuta e pare. Ai do te jete perkrah Lautaros.

Keshtu, formacioni ne kete ndeshje pritet te jete: Onana, Skriniar, De Vrij, Acerbi, Darmian (ose Dumfries), Brozovic, Calhanoglu, Barella, Dimarco, Lukaku dhe Lautaro.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.