Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,178 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, moment delikat: “Ja cfare ndodhi dje pas ndeshjes: Conte ka detyruar skuadren mbi nje ore per nje perballje…”

Inter, moment delikat: “Ja cfare ndodhi dje pas ndeshjes: Conte ka detyruar skuadren mbi nje ore per nje perballje…”
Inter Club Staff

Nese nuk mund te flitet per krize Inter, atehere duhet te flasim per nje moment delikat qe po kalon Interi tani.

Mbase me i veshtiri qe prej uljes se Antonio Contes ne pankinen zikalter: zikalterit jane me vonese ne kampionat dhe pothuajse jashte ne Champions League pas vetem kater ndeshjesh.

Humbja ndaj Real Madrid ka nxjere edhe njehere ne pah problemet e manifestuara ne fillimin e sezonit.

Skuadra ne vend qe te permiresohej, ka bere hapa te dukshem prapa dhe po e ka shume te veshtire te shprehet ne fushen e lojes.

PERBALLJE PAS NDESHJES – Ashtu si tregon La Gazzetta dello Sport, ne fund te ndeshjes, Conte ka qendruar gjate ne dhomat e zhveshjes me skuadren.

Kjo gje ka detyruar lojtaret te qendrojne rreth nje ore me shume ne Meazza nga sa ishte parashikuar.

“Nuk ka perfunduar akoma, por perpara se te fillojme lutjet per kalimin e turit, duhet te gjejme materien e projektit.”

“Duhet te tregoje se Interi i Contes ka akoma te ardhme. Dje, pas humbjes, Antonio ka mbledhur te gjithe ne dhomat e zhveshjes, por pa drejtuesit prezent.”

“Asnje ulerime, por nje diskutim i gjate ne nje nga momentet me delikate te drejtimit te tij qe kur ka ardhur ne Milano.”

HAPA PRAPA – “Ajo qe shqeteson me shume eshte ndalimi i dukshem i procesit te rritjes se skuadres.”

“Zikalterit, pasi kane mbyllur nje sezon ne vendin e dyte dhe kane shkuar deri ne finalen e Europa League, po e kane shume te veshtire.”

“Te gjithe kane menduar nej sezon si protagoniste absolute Interin, ne Itali dhe Europe, por me sa duket, nuk eshte aspak keshtu.”

“Pertej gjithckaje, Conte po has veshtiresi te madhe qe te percjelle te skuadra idete e tij ne kete sezon te dyte.”

“Eshte nje hap prapa shume i dukshem ai qe ka bere Interi dhe askush nuk e ka formulen magjike. Conte do te mundohet, por duket e veshtire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.