Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | March 17, 2023

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – Ja data dhe ora perfundimtare kur do te luhet Benfica-Inter dhe Inter-Benfica

ZYRTARE – Ja data dhe ora perfundimtare kur do te luhet Benfica-Inter dhe Inter-Benfica
Inter Club Staff

Sot ka qene dita e shortit te cerekfinaleve te UEFA Champions League qe eshte zhvilluar ne Nyon te Zvicres. 

Keshtu eshte marre vesh edhe kundershtari i Interit, e cila do te jete perseri nje skuader portugeze: Benfica e Lisbones.

Normalisht, edhe Zanetti edhe Inzaghi jane shprehur te permbajtur dhe kane thene fjale respektuese per skuadren portugeze.

Benfica eshte e dyta portugeze qe del perpara ne rrugetimin e Interit ne Champions League pas skuadres te sapo eleminuar, Porto, pak dite me pare.

Por nderkohe qe eshte marre vesh kundershtari, nje pritshmeri te madhe ka pasur edhe datat e ndeshjes dhe oraret e takimeve.

Keshtu, vetem pak minuta me pare, UEFA ka zyrtarizuar datat e ndeshjes duke konfirmuar edhe njehere se ndeshja e pare do te jete Benfica-Inter.

Kjo gje ka ndodhur sepse Inter dhe Milan nuk mund te luajne ne shtepi ne te njejtin turn dhe ka qene pikerisht Inter ajo qe ka qene e detyruar te ndryshoje radhen.

Keshtu, ndeshja e pare ne Lisbone ndaj Benfices do te luhet te marten, 11 prill, ne oren 21.00 ndersa ndeshja e kthimit ne San Siro do te luhet te merkuren, 19 prill, ne oren 21:00.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.