Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

514 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER-Juventus, ja formacioni i zgjedhur nga Conte per sot: “Dy mungesa te rendesishme: nga minuta e pare pritet Sanchez dhe Darmian.”

INTER-Juventus, ja formacioni i zgjedhur nga Conte per sot: “Dy mungesa te rendesishme: nga minuta e pare pritet Sanchez dhe Darmian.”
Inter Club Staff

Nje sfide e madhe ne Meazza: perpara eshte ndeshja Inter-Juventus, e vlefshme per gjysmefinalen e pare te Kupes se Italise.

Pasi Interi ka eleminuar Milanin ne cerekfinale, tashme perballe do te kete Juventusin me ndeshjen e pare qe do te luhet ne Milano.

Nderkohe, ndeshja e kthimit do te jete nje jave me pas ne Torino. Dy ndeshjet kaq te aferta do te bejne qe skuadrat mbase te perdorin edhe nje rotacion te moderuar me kampionatin qe mbetet gjithashtu shume i nxehte.

Por nuk ka kaluar as shume kohe qe nga ndeshja e fundit ne Serie A ndermjet Interit dhe Juventusit ku zikalterit fituan 2-0.

TE REJAT E FUNDIT NGA INTERI – Ne krahasim me 4-0 ndaj Beneventos te se shtunes se kaluar, tekniku zikalter do te hedhe nga minuta e pare disa titullare qe te shtunen munguan.

Nga minuta e pare rikthehen De Vrij, Young, Vidal dhe Brozovic. Nderkohe, mungese per shkak te skualifikimit per Lukaku dhe Hakimi.

Ne vendin e dyte do te luaje Sanchez dhe Darmian. Ne mbrojtje ka nje balotazh te rendesishem ndermjet Kolarov dhe Bastoni: ky eshte nje nga dyshimet e medha te Contes.

Nderkohe, per sa i perket te tjereve, Sensi dhe Eriksen pritet ta nisin kete ndeshje nga pankina dhe te japin kontributin e tyre vetem ne vazhdim.

Mbetet jashte per demtim vetem D’Ambrosio qe gjithesesi eshte rekuperuar bashke me Vecinon, edhe pse sjane gati ende per nje ndeshje te plote.

TE REJAT E FUNDIT NGA JUVENTUSI – Pilo vlereson disa ndryshime ne krahasim me formacionin qe ka mundur Sampdorian ne turnin e fundit te kampionatit.

Ne porte eshte i sigurt aktivizimi i Buffon, ndersa ne mbrojtje mund te shihet De Ligt dhe Alex Sandro.

Ne mesfushe, Cuadrado kandidohet per nje bluze titullari ne te djathte me Arthur dhe Bentancur ne mes si de McKennie ne te majte.

Ne sulm, Ronaldo nga minuta e pare pritet te luaje me Kulusevski. Jashte Dybala dhe Ramsey.

FORMACIONET E MUNDSHME TE SKUADRAVE:

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni (ose Kolarov); Darmian, Barella, Brozovic, Vidal, Young; Sanchez, Lautaro.

Ne pankine: Radu, Padelli, Ranocchia, Kolarov, Gagliardini, Vecino, Eriksen, Sensi, Perisic, Pinamonti.

Tranjer: Conte.

Te skualifikuar: Lukaku (1), Hakimi (1).

Te padisponueshem: D’Ambrosio.

Preview Inter-Juventus - Lukaku e Hakimi squalificati, spazio a Darmian e Sanchez

JUVENTUS (4-4-2): Buffon; Danilo, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Cuadrado, Arthur, Bentancur, McKennie; Kulusevski, Ronaldo.

Ne pankine: Szczesny, Pinsoglio, Demiral, Chiellini, Frabotta, Fagioli, Rabiot, Peeters, Bernardeschi, Chiesa, Morata, Da Graca.

Tranjer: Pirlo.

Te skualifikuar: nessuno.

Te padisponueshem: Dybala, Ramsey.

ARBITRO: Calvarese.

Asistent: Carbone e Peretti.

Arbiter i katert: Massa.

VAR: Irrati (Paganessi).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.