Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,915 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT e INTER-Milan: “Na falni, por kush eshte ky lojtar ne mesfushe? Nderkohe note e pabesueshme per Lautaron qe…”

NOTAT e INTER-Milan: “Na falni, por kush eshte ky lojtar ne mesfushe? Nderkohe note e pabesueshme per Lautaron qe…”
Inter Club Staff

Inter ka fituar nje ndeshje te madhe ndaj Milanit ne Meazzan e mbushur plot e perplot me tifoze zikalter.

Skuadra e Interit ka fituar keshtu 3-0 ne fushen e saj ndaj Milanit dhe ka kaluar ne finalen e Kupes se Italise.

Nderkohe, keto kane qene notat e lojtareve:

HANDANOVIC 6,5 – Perisic ne linjen e portes dhe VAR e ndihmojne qe te mbylle derbin kesaj radhe me nej clean sheet.

Per sa i perket pjeses tjeter, ai me efikasitet pergjigjet sa here kundeshtaret i dalin perpara portes dhe pret mire ndaj Leaos dhe Saelemaekers.

SKRINIAR 7 – Leao eshte ne nje nga ato netet e tij te frymezuara por perballe eshte nje Skriniar shume i mire dhe fenomenal.

Ai shpesh here nuk e lejon te largohet me lehtesi edhe pse merr nje karton te verdhe sepse shtypi Diaz qe i erdhi perballe. Eshte nje karikim i pandalshem i ambientit qe i rrethon.

DE VRIJ 6,5 – Rikthehet ne qender te mbrojtjes dhe kesaj radhe ben shume mire duke ndaluar Giroud ne ajer sa here topat vine ne anen e tij.

I cmuar ne fazen e ndertimit kur Brozovic markohet nga afer dhe ai e ndihmon. Nuk e humbet kurre perqendrimin.

BASTONI 6,5 – I cmuar prapa por shume i cmuar edhe para me topat e tij. Del nga fusha duke caluar por beri nje ndeshje te madhe edhe pse ishte i demtuar.

NGA MINUTA E 78 DANILO D’AMBROSIO ME NOTEN 6 – Ai jep kontributin e tij ne nje zone teper delikate dhe ne nje moment te rendesishem te ndeshjes.

DARMIAN 6,5 – Ushtari qe pergjigjet i gatshem per lufte sa here therritet ne detyre dhe ben mire sa para e sa prapa.

Ndermjet Theos dhe Leaos, atij i duhet te perveshe menget por per fat te mire ben shume sakte cdo gje ne fushe dhe ndihmohet nga Skriniar dhe Barella.

BARELLA 7 – Ai eshte nje lojtar i cmendur. Ndonje qe mund te kete pare derbin per here te pare sot mund te kete pyetur veten se kush eshte ky lojtar kaq dominant ne mesfushe.

Ka qene i pabesueshem dhe i karikuar ne cdo moment. Provon edhe goditjen nga jasht por pa fat. I paezaurueshem.

BROZOVIC 7,5 – Plani i Piolit per te mbajtur Kessie pas tij duket se deshton totalisht sepse Brozovic ben cfare te doje ne fushe.

Shpesh here e gjen shokun e skuadres qe deshiron me thjeshtesi dhe nuk ben asnje gabim. E mbyll ndeshjen me nje super assist per Gosens.

CALHANOGLU 6,5 – Tashme ai eshte shume i rendesishem per kete Inter. Por e ndjen pak me shume se te tjeret kete derbi.

Eshte i integruar ne menyre perfekte ne loje ne skuadres dhe nga fusha lojes del shume i lodhur. Eshte shume i rendesishem per kete Inter vertete.

NGA MINUTA E 73 ARTURO VIDAL ME NOTEN 6 – Ne nje nate si kjo ai nuk mund te meritoje nje note te ulet. Kesaj radhe menaxhon shume mire topat e prekur.

PERISIC 7 – E nis shume mire lojen duke bere shume mire. Me kalimin e minutave fut ne krize Calabrian si ne koherat e vjetra.

Spektakolar nderkohe shpetimi perpara portes, i cili shpreson te goli por kroati e ndalon. Del mes duartrokitjeve.

NGA MINUTA E 79 ROBIN GOSENS ME NOTEN 6,5 – Futet per ti dhene qetesi Perisic por ben shume mire.

Shenon madje edhe nje gol teper te bukur ne nje derbi. Nje gol klasik alla Gosens qe e mbyll perfundimisht ndeshjen.

CORREA 6,5 – Nese nuk do te ishte ndalur disa here kete sezon, ku i dihet cfare mund te kishte bere ai me kete Inter.

Me te vertete shume mire sot dhe ndihmon shume skuadren. Cfare topi ai per golin e dyte te Lautaros. Per tu mesuar ne shkolle…

NGA MINUTA E 70 SANCHEZ ME NOTEN 6 – Hapje topi, prekje me take, driblin dhe lojra te nje shkolle tjeter.

Si zakonisht ai nuk ndalet se dhuruari spektakel. Por kesaj radhe e ben me emocion dhe me deshire per te bere dicka me shume ne ato minuta.

MARTINEZ 8 – Kjo ishte nata magjike e tij. I mjaftojne kater minuta per te bere nje nga golat me te bukur ne derbyt e koherave te fundit.

Elegant nderkohe te goli i dyte dhe con ne delir 75 mije tifoze. Jo keq sot. Por ishte nje rrezik konstant mbi te gjitha ne cdo moment sa ishte ne fushen e lojes.

NGA MINUTA E 70 EDIN DZEKO ME NOTEN 6 – Observon nga pankina dhe shoket e tij e dergojne rezultatin 2-0.

Nderkohe, ne ato 26 minuta qe luan i jep nje dore te gjitheve duke u perplasur me kundershtaret e duke rritur presionin perpara.

TRANJERI INZAGHI 7,5 – Kesaj radhe nje merite e madhe per kete derbi e ka edhe ai me zgjedhjet e tij ne fushen e lojes.

Lautaro godet pas 4 minutash por Correa ndihmon edhe per te dytin. Dyshja e sulmit shume e goditur dhe Darmian ben shume mire.

Nje finale e Kupes se Italise e super merituar.

MILAN: Maignan 5,5, Calabria 5,5, Kalulu 6, Tomori 5,5, Hernandez 5,5, Bennacer 6,5, Tonali 6 (dal 46′ Diaz 5,5), Saelemaekers 5,5 (dal 46′ Messias 6), Kessie 6, Leao 6,5 (dall’86’ Lazetic sv), Giroud 5,5. All. Pioli 5,5

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.