Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,694 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ka nje prapaskene te zevendesimi i Barelles dje. E zbulon vete Inzaghi: “Perpara se te dilte, ai me tha se…”

Inter, ka nje prapaskene te zevendesimi i Barelles dje. E zbulon vete Inzaghi: “Perpara se te dilte, ai me tha se…”
Inter Club Staff

Me sa duket diten e djeshme ka pasur nje prapaskene ne zevendesimin e Nicolo Barella dhe kete gje e ka treguar Simone Inzaghi.

Ai ne menyre surprize nxori nga fusha e lojes dje Barella me heret nga sa ishte parashikuar dhe gjithcka ka pasur te beje me nje kerkese te italianit.

“Ne kemi fituar nje ndeshje te rendesishme. Ka qene nje tjeter etape e kampionatit ku nuk duhet te benim nje hap fals.”

“Ne kete kampionat cdo skuader e madhe ka pasur probleme me nje skuader si Verona dhe prandaj ajo qe beri skuadra ne fushe ka qene e rendesishme.”

Perisic ka thene se nese luftohet keshtu deri ne fund te sezonit, nuk ka frike. Do te flasesh me klubin per rinovimin e tij?

“Une jam ne nje klub te rendesishem. Kam drejtues te zote. Per Perisic kam folur ne te kaluaren, po ben nje sezon te madh e duhet te vazhdoje keshtu. E dime te gjithe qe ai eshte shume i rendesishem per ne.”

Po Barella pse e nxore? Ka pasur ndonje problem?

“Ne fakt po. Me tha qe po i rrotullohej mendja disa here pas nje perplasje. Asgje ne nivel muskular por me mire te mos rrezikonim.”

“Kjo ishte e gjitha. Nderkohe Correa ka marre nje goditje te lehte ne gju, asgje serioze mendoj. Te dy jane mire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.