Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

725 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, kemi nje super lajm per ty: quhet Radja Nainggolan. Ja pse belgu…

Inter, kemi nje super lajm per ty: quhet Radja Nainggolan. Ja pse belgu…
Inter Club Staff

Ne Bologna te gjithe shijuan per here te pare qe prej ardhjes se tij Radja Nainggolan. 

Zikalterit pa belgun deri ne ate ndeshje kishin qene totalisht pa fantazi dhe nuk kishin patur asnje qe ti zgjidhte ndeshjet i vetem. Kete gje e kishim vene re edhe ne dy javet e tjera.

Sipas Corriere dello Sport, duket se tashme ka nje super lajm per Interin sepse mesfushori zikalter eshte mesuar qe pas ndaleses se kombetareve gjithmone te jete ne forme, sidomos kur eshte teper i motivuar.

Nainggolan eshte absolutisht vlera e shtuar e ketij Interi: nuk eshte rastesi qe Spalletti ka evituar ta fuse ne dy ndeshjet e para te sezonit.

Jo se ai nuk mund te luante, por per shkakun e vetem se mund te rrezikonte te qendronte per shume kohe jashte fushave nese demtohej perseri.

Belgu vitin e kaluar ka qene shume i rendesishem edhe tek Roma ne momente kyce te sezonit edhe pse nje frakture me Romen ishte ne horizont.

Por ajo fashe kapiteni e mbajtur ne krahe plot 9 here me Di Francescon tregonte shume gjithashtu se sa i respektueshem eshte ai per klubin ku luan.

Te mos harrojme dy golat ndaj Liverpool ne gjysemfinalet e hidhura te Champions. Apo edhe goli ne derbin ndaj Lazios ne nentor. Jane momente keto qe tregojne se si ai shnderrohet ne njeriun qe mer skuadren per dore ne momente te veshtira.

Spalletti po kerkon te nxjere me te miren nga ai ne keto momente dhe ta ktheje ne nje njeri qendror te ketij Interi. Ai do te luaje edhe ne pozicionin qe i pelqen aq shume: trekuartist.

Pastaj te mos harrojme qe pa golin e tij ne Bologna, Interi mbase do te kishte deshtuar per here te trete kete sezon ne tre ndeshjet e para.

Cdo gje po shkon mire ne Milano deri me tani: tifozet e duan, shoket gjithashtu, mardhenie speciale me Spallettin por edhe nje qytet qe ai e pelqen.

Per Interin ne kete moment ka nje super lajm te mire: Radja Nainggolan eshte me gati se kurre te lere shenie. 

Edhe lajmet se ai u demtua perseri ne Bologna duket se jane hedhur pas kraheve dhe nuk ishin te verteta.

Por dhe me kete Radja Nainggolan duhet e mesohet sepse lajmet e paverteta rreth Interit jane goxha te shpeshta ne Itali.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.