Inter, Kolarov shume afer, por Interi po tenton edhe goditjen tjeter: “Shume shpejt Marotta do te udhetoje…”
Aleksander Kolarov eshte me te vertete shume afer Interit dhe ai per ceshtje oresh mbase ose maksimumi ceshtje 1-2 ditesh, mund te vishet zikalter.
Lojtari serb, edhe pse ka nje karte identiteti qe tregon se ka lindur ne 1985 dhe eshte 34 vjec, eshte nje kerkese e vecante e Antonio Contes.
Tekniku i Interit vlerreson shume mentalitetin e tij fitues, personalitetin qe ka treguar nder vite, por edhe aftesine per te luajtur ne disa pozicione ne fushe.
Pse? E thjeshte: ai mund te luaje fare mire ne krahun e majte te mesfushes dhe mbrojtjes, por mund te luaje edhe si qendror i majte ne qendren e Contes.
🚨- KOHA ËSHTË TANI! 👇
– 15 ditë nga mbyllja e anëtarësimeve! ⏰
Eja dhe bëhu një anëtar zyrtar i Interit në Shqipëri: të qënit pjesë e familjes zikaltër është një gjest dashurie ndaj klubit të zemres! 🖤💙
Për çdo pyetje mund të na shkruani në WhatsApp: +355695651111! 📱 pic.twitter.com/ezj0vQ66cd
— Inter Club Albania (@InterClubAlb) September 1, 2020
Kjo e ben ate per Conten nje lojtar shume te vlefshem per cdo situate dhe prandaj ai ka qene nje nga emrat e bere nga Conte ne takimin e fundit me drejtuesit.
Por kush mendon se ardhja e Kolarov, do te beje Interin qe te heqe dore nga nje goditje ne krahun e majte, gabohet rende.
Kjo sepse objektivi i madh i Interit ne kete krah mbetet Emerson Palmieri, italo-braziliani i Chelsea qe tashme eshte shume afer largimit pas ardhjes ne Londer nga Leicester te lojtarit Ben Chilwell qe luan pikerisht ne krahun e majte.
“Pikerisht per kete arsye, Beppe Marotta do te udhetoje shume shpejt drejt Londrres per te tentuar te mbylle kete marreveshje.”
“Hapsira per Emerson Palmieri ne Londer tashme eshte shume e paket dhe agjenti vete e ka pranuar se ai do te largohet dhe nje nga skuadrat me te interesuara per te, eshte pikerisht Interi.”