Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

703 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Eksperti Romano zbulon cdo gje: “Inter, ja kush jane tre emrat me te forte ne merkato per veren. Nuk ka asgje nderkohe per…”

Eksperti Romano zbulon cdo gje: “Inter, ja kush jane tre emrat me te forte ne merkato per veren. Nuk ka asgje nderkohe per…”
Inter Club Staff

Gjate puntates se fundit te versionit italian te ‘The Here We Go Podcast’, eksperti i njohur i merkatos Fabrizio Romano ka treguar te rejat e fundit nga merkato e Interit.

Ai ka folur edhe per emra si Lukaku dhe Dybala, por edhe per emra si Bremer, Scamacca dhe Fratessi.

Keto kane qene lajmet e fundit nga ai:

LUKAKU – “Lukaku-Inter? Sot, protagonistet po mendohen se si mund te afrohen, deri ku mund te shtyne per kete hipoteze.”

“Ka me te vertete rrezik te madh qe Chelsea te mbetet ne kete situate te tmerrshme pa investime dhe disa lojtare mudn te largohen.”

DYBALA – “Dybala? Situata tashme duket sikur eshte e parekuperueshme. Ne nivel menaxhimi, tratativa nuk ka ecur mire.”

“Palet flasin prej rreth 3 vitesh dhe ende nuk eshte arritur asgje. Eshte shtyre per te disaten here ky takimi i famshem.”

“Jane sinjale largimi keto. Bonuset kane ndryshuar, vitet e kontrates gjithashtu por edhe rroga sezonale e lojtarit te oferta e re.”

“Flitet per Interin dhe klube te tjera, por ne radhe te pare duhet te merret vesh nese vertete ai do te largohet.”

SUAREZ – “Luis Suarez-Inter? Doja te hidhja poshte menjehere kete hipoteze. Ai po shkon ne skadence por kjo sdo te thote asgje. Mund te jete interesant, por Interi nuk ka pasur kontakte.”

BREMER – “Inter po punon fort per Bremer. Edhe Bayern Munich ka derguar scoutet e tij disa here ne Itali per te ndjekur lojtarin.”

“Inter nderkohe po shikon si te realizoje kete marreveshje. Eshte prioriteti i mbrojtjes ai. Ne sulm prioriteti eshte Scamacca dhe ne mesfushe Fratessi.”

“Per Scamacca, Inter eshte shume fuqishem dhe e bindur. Jane dy emra shume serioz per te ardhmen e klubit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.