Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

922 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “Ja kush ka qene gabimi me i madh i Icardit tek Interi: Zhang nuk e fali kurre nga ai moment.”

Gazzetta zbulon: “Ja kush ka qene gabimi me i madh i Icardit tek Interi: Zhang nuk e fali kurre nga ai moment.”
Inter Club Staff

Nje histori dashurie qe u mbyll me shume polemika dhe me shume hatermbetje nga te dyja palet e perfshira.

Mauro Icardi dhe Interi jane ndare keshtu perfundimisht ne menyre zyrtare. Kete gje e kemi thene gjate dites sot ku treguam edhe zyrtarizimin nga ana e Interit.

Keshtu, marreveshja e arritur diten e djeshme te cilen e ndoqem hap pas hapi, eshte konkretizuar ne menyre perfundimtare sot.

Lojtari ka kaluar keshtu tek Paris Saint Germain dhe tashme nuk e lidh me asgje me Interin… pervec te kaluares.

Por sot, La Gazzetta dello Sport eshte kthyer ne kohe dhe ka treguar gabimin me te madh te Icardit sipas Steven Zhang dhe qe nuk eshte falur kurre nga Presidenti i Interit.

“Nuk e ka kuptuar se sa shume Interi kishte nderruar lekure dhe se si kishte kaluar nga epoka e Massimo Morattit kur lojtaret mund ti lejonin vetes edhe ndonje skene me teper, ne pronesine e Suning ku vlerat jane thelbesore dhe respekti per njeri-tjetrin e shte reciprok.”

“Sot, individualitetet nuk kane vend tek Interi, dhe mbase kjo ka qene nje nga gjerat qe Icardi nuk arriti ta kuptonte ne kohe.”

“Icardi nuk e ka ndalur gruan e tij te bente si te donte neper televizione, duke folur ne emer te tij, ne mbrojtje te tij, duke hedhur balte mbi shoket e tij.”

“Ai ka lejuar Wanda Naren qe te nderhyje ne punet private te Interit duke cenuar dicka te shenjte: grupin.”

“Deklaratat e Wandes (kur ajo tha se nese do Icardi, mund te largoje secilin ne ekip me nje gisht, por ai nuk do vete) kane qene linja e kuqe per Marotten dhe Zhang dhe momenti ku ai humbi shiritin e kapitenit pergjithmone dhe mbase edhe Interin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.