Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,816 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

KOMUNIKATE ZYRTARE: Roberto Mancini tranjeri me i ri zikalter!

KOMUNIKATE ZYRTARE: Roberto Mancini tranjeri me i ri zikalter!
Inter Club Staff

MILANO – F.C. Internazionale komunikon se i ka besuar Roberto Mancinit drejtimin e skuadres se pare te Interit dhe tekniku i ri do te filloje punen qe nga neser ne mengjes.

Nderkohe Presidenti Erick Thohir i uron mirseardhjen Roberto Mancinit nga inter.it: “Sot kam mare nje vendim te veshtire per te shkarkuar nga detyra si tranjer te ekipit te pare Walter Mazzarrin. Ishte nje vendim i mare ne bashkpunim me te gjithe drejtuesit e tjere. Ishte nje zgjidhje e veshtire sepse Mazzarri ka mbeshtetur gjithmone zgjedhjet e klubit, duke punuar ne menyre te palodhur dhe ne menyre altruiste per Interin, me pasion dhe bindje. Dua ta falenderoj sinqerisht per te gjitha sforcot e bera. Gjithesesi objektivi yne eshte te behemi nje nga klubet me te mire ne Europe dhe per kete fakt dua ti uroj mirseardhjen Roberto Mancinit. Karriera e tij tek Interi dhe tek ekipet e tjera flet per te shume qarte. Eksperienca e tij internacionale e po ashtu deshira e tij per sukses do te dergoje skuadren ne nje nivel me te lart.”

Roberto Mancini do te prezantohet neser, diten e shtune, data 15 nentor, ne oren 14:00 ne qendren sportive “Angelo Moratti” ne Appiano Gentile. Ai do te drejtoje edhe stervitjen e pare te skuadres diten e neserme. Klubi i uron mirseardhjen dhe i uron te kete fat ne punen e tij.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.