Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,426 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Lautaro Martinez ngre zerin per merkaton: “Mua klubi nuk me ka thene asgje. Une dua vetem…”

Inter, Lautaro Martinez ngre zerin per merkaton: “Mua klubi nuk me ka thene asgje. Une dua vetem…”
Inter Club Staff

Argjentina ka luajtur dje ndaj Italise ne nje finale teper te bukur ku ka fituar me nje rezultat te paster 3-0.

Nje nga protagonistet absolut te ndeshjes ka qene edhe Lautaro Martinez, i cili ka shenuar nje gol dhe ka dhene nje assist.

Nderkohe, direkt pas ndeshjes, ai ka leshuar nje mesazh te qarte per merkaton dhe te ardhmen e tij tek Interi.

Keto kane qene fjalet e tij perpara mediave: “Jam shume i lumtur per golin sot dhe per ndeshjen qe Argjentina ka bere.”

“Kemi treguar se jemi nje skuader shume e mire, e afte per te fituar ndeshje te rendesishme edhe ndaj kundershtareve te forte.”

“A do te qendroj tek Inter? Po, do te me pelqente shume te qendroja tek Inter. Kjo eshte deshira ime.”

“Per momentin nga klubi nuk me eshte thene asgje, deshira ime eshte qe te qendroj tek Interi ne sezonin e ardhshem.”

Keto kane qene fjalet e El Toro qe keshtu edhe njehere tjeter ka larguar ne menyre te vendosur zerat qe e shohin te larguar ne kete vere.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.