Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,271 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Lautaro Martinez nuk eshte dakort me mediat: “E mohoj kategorikisht te kem thene se…”

Inter, Lautaro Martinez nuk eshte dakort me mediat: “E mohoj kategorikisht te kem thene se…”
Inter Club Staff

El Toro, ‘Demi’, Lautaro Martinez eshte dicka speciale dhe per kete tashme askush nuk ka me dyshime. 

Ai ka qene me te vertete lojtari special i Interit ne kete pergatitje verore duke shenuar shume por duke shenuar e dhe bukur, pikerisht si ai super gol ndaj Atleticos ne ndeshjen e fundit te International Champions Cup ne Wanda Metropolitano.

Lautaro eshte pikerisht lojtari qe interistat kane pritur prej kohesh sepse populli ziklater pa nje idhull te ri ne moshe e te talentuar, nuk mund te qendroje dot kurre: Ronaldo, Adriano, Recoba, Kovacic e se fundmi ai, kane te perbashket dicka: talentin. Nje talent qe mund te beje nje stadium te tere te enderroje dhe te prese nje mrekulli nga momenti ne moment.

Keshtu kane qene gjithmone interistat, te dashuruar marrezisht mbas Interit dhe te afeksionuar pafundesisht me nje lojtar te ri qe mund te beje magjira ne fushe. Eshte ende heret per te folur per Lautaro Martinez, por djaloshi duket se ka talent pafund dhe eshte shume i ri.

Por ka dicka qe eshte postuar ne media sikur eshte thene nga sulmuesi argjentinas dhe qe Lautaro Martinez nuk i ka pelqyer aspak dhe ka dashur ta theksoje se nuk i ka thene ato fjale.

image1

“Dua te jem unik. Mos me therrisni Martinez, ka shume Martinez. Me therrisni Lautaro.”

Pikerisht per kete fraze ai ka nderhyre duke perdorur rrjetet sociale e duke e mohuar kete gje kategorikisht e duket mjaft i bezdisur nga kjo shpikje e mediave.

Argjentinasi pak me pare ka shkruar ne instagram: “Po e shperndaj me ju kete foto per te treguar se eshte totalisht e pavertete. Nje perqafim shume i madh per te gjithe” replikon Toro.

Por edhe pse ai e shperndau kete pergenjeshtrim, tifozet e Interit ate nuk para e therrasin Martinez asnjhere: Ose Lautaro ose ‘El Toro’ degjohet ne ambjentet zikalter kur duan te flasin pikerisht per te.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.