Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

740 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Deshira e Modric mban te gjalla shpresat e Interit: kroati po insiston! Nderkohe ne Madrid fshihen te gjithe…

Deshira e Modric mban te gjalla shpresat e Interit: kroati po insiston! Nderkohe ne Madrid fshihen te gjithe…
Inter Club Staff

Perez ka ngritur nje mur, Lopetegui do e grumbulloje per Superkupen europiane, Bernabeu e shtyn te qendroje. 

Por jo, Interi nuk i ka humbur aspak shpresat per te arritur tek Luka Modric, edhe pse ato jane shume te ulta ne kete moment. E kjo force per te mos u dorezuar lind pikerisht nga vullneti dhe deshira e talentit kroat qe po shtyn shume per te veshur fanellen zikalter.

Qe prej dy ditesh ne Madrid, ashtu sic ishte edhe e parashikuar, nuk ka ndonje te re per kete ceshtje:

Per Realin nuk ka asnje ceshtje Modric ne kete moment: Florentino Perez ka treguar edhe njehere qe ekziston nje klauzole prej 750 milione eurosh dhe nuk ka pranuar te takoje lojtarin fare, ndryshe nga sa eshte thene ne media por cdo diskutim ja ka kaluar krahut te tij te djathte, Sanzhez.

Qe ketu eshte shtuar deshira per tu larguar e Luka Modric qe nuk deshiron ne asnje menyre te vazhdoje aventuren e tij ne Madrid. Por Reali po luan edhe lojen “koka fshehti” me shtypin: eshte ndaluar cdo pyetje per kete argument, asnje drejtues i Realit nuk lejohet te flase per Modric.

Eshte nje sjellje qe nuk i ka pelqyer aspak Modric kjo qe nderkohe nga ana e tij pretendon qe drejtuesi i Real Madrid duhet ta lere te largohet sepse duhet te respektoje edhe paktin e pashkruar qe ata kane pasur te dy.

“Nderkohe edhe dje kroati eshte prezantuar rregullisht ne Valdebebas ku eshte stervitur ne prag te Superkupes se Europes qe do te luhet ndaj Atleticos ne daten 15 gusht ne Tallin – tregon Gazzetta dello Sport -.”

“Ai ka qene bashke me skuadren edhe ne dreke dhe me pas eshte larguar rregullisht nga qendra sportive ne Madrid.”

“Sot do te jete me siguri ne listen e te grumbulluarve qe do te nisen ne oren 16:00 me avionin qe do te dergoje Realin drejt Estonise.”

“A do te jete udhetimi i fundit me fanellen e Los Blancos pas gjashte vitesh te gjata?”

“Kjo nuk dihet, por mediat spanjolle kane zgjedhur te mos flasin me per ceshtjen Modric: pas “Se queda”, qe ne shqip do te thote “qendron” e qe u publikua pothuajse ne cdo gazete spanjolle, tashme askush nuk eshte kthyer me tek kjo teme duke e quajtur edhe te sigurt qendrimin e tij.”

“Por sipas tyre rinovimi nuk eshte me aq i sigurt, edhe pse Luka deshiren e tij per tu larguar ja ka thene drejtuesve te Madridit.”

“Deshiron te largohet, te provoje nje aventure te re ne karrieren e tij”.

“E nderkohe Interi po pret, sepse per nje oparacion te ketij niveli, eshte e drejte te pritet. Por nuk eshte e thene se nese ai sot niset per Tallin shuhen te gjitha shpresat per Interin. Deri ne diten e fundit te merkatos, cdo gje mund te ndodhe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.