Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

1,166 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, lojtaret kane kerkuar nje perballje me Conten: “Ata nuk jane aspak te kenaqur me menyren se si tranjeri dhe stafi…”

Inter, lojtaret kane kerkuar nje perballje me Conten: “Ata nuk jane aspak te kenaqur me menyren se si tranjeri dhe stafi…”
Inter Club Staff

Ndermjet shume kritikave per Antonio Conten, jane edhe ato qe akuzojne tranjerin per zevendesimin e vone qe i ben lojtareve gjate lojes.

Skuadra ne kete moment ka shume minuta ne kembe dhe Antonio Conte ne dy ndeshjet e fundit i ka bere zevendesimet pas minutes se 70 edhe pse ka 5 ne dispozicion.

Sipas Corrreire dello Sport, vete lojtaret e Interit kane kerkuar nje perballje me tranjerin sepse jane shume te shqetesuar per nje aspekt te rendesishem.

“Sjellja e teknikut nuk ka kaluar pa u vene re edhe nga brenda klubit ku ka shume te pakenaqur me te.”

“Eshte e vertete qe sjellja e tij ishte dicka e njohur, por kurre me pare nuk ka pasur nje shperthim te tille ne publik sa heren e fundit ku dolen ne pah fjale te ekzagjeruara (sipas lojtareve) per te mos thene fjale qe te cojne prapa ne kohe.”

“Mjafton te shikosh pergjigjen e lojtareve ne fushe pas ulerimave te pas ndeshjes me Bolognan.”

“Por meqe jemi te lojtaret, tregohet nga burime shume afer Appianos se ata kane kerkuar nje perballje me teknikun e Interit.”

“Kjo sepse ata kane filluar te shqetesohen per problemet e shpeshta muskulare dhe dikush prej tyre ka kerkuar nga Conte dhe stafi mjekesor te frenohet rendesa e madhe fizike gjate stervitjeve.”

“Por asaj i shtohet edhe vonesa ne zevendesime e Contes ku shume kolege te tij ne Serie A, zevendesimet i bejne qe ne fillim te pjeses se dyte per ti dhene freski skuadres, ndersa Conte nuk e mendon keshtu edhe pse permbysjet tek Interi kane ardhur gjithmone ne minutat e fundit…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.